Image default

PSD-ja me aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës ” Lëvizja Vetëvendosje – Nëndega Presidencë”

Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se Albin Kurti tash më ka kthyer edhe Presidencën si degë të partisë së VV-së, ndërsa kryetare e kësaj “nëndege” sipas tij është Vjosa Osmani.

“Zyra prapa nesh deri vonë ka shërbyer si zyre e presidencës së Kosovës mirëpo sot në mënyrë solemne ne e përuruam dhe themeluam nëndegën e re të VV-së që quhet nëndega presidenca sepse për disa muaj është një nëndegë e kësaj partie. Përvoja jonë me institucione si qytetarë që i shërbejnë partive nuk është e mirë dhe kjo ka rritur pakënaqësinë dhe mosbesimin e qytetarëve në institucione . Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidencës e përdori këtë zyrë për ta themeluar listën e saj “Guxo”. Ajo aty punësoi njerëz të cilat i paraqiti si aderime të mëdha. Përmes kësaj listën shpërndau paga deri në 700 euro. Kurti po do ti marrë krejt institucionet. Në anën tjetër osmani është përshtatur me mendësinë e Kurtit. Ishim dëshmitar në rastin e KQZ-së. Kjo do ta kufizojë lirinë e qytetarëve”, ka thënë ai, raporton EO.

Osmani është numri dy në listën e VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ka shpallur kandidaturën për postin e presidentes.

Ky aksion i PSD-së vije pas presionit që ka bërë Vetëvendosje ndaj KQZ-së për mos certifikimin e Albin Kuritit dhe të tjerëve si dhe reagimin e Vjosa Osmanit e cila nga zyra e Presidencës kishte kërcënuar Valdete Dakën me shkarkim.

TË ngjajshme

Dy arsyet kryesore për ndarjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, sipas Mero Bazes

Radio-Ahireti

Dardan Sejdiu: Në Listën e Vetëvendosjes ka njerëz që s’kanë lidhje me këtë subjekt

Radio-Ahireti

Hoxhaj: Me Thaçin dhe Veselin jemi shokë të ngushtë nga viti 1987, aktakuza ndaj tyre tronditja më e rëndë e jetës time

Radio-Ahireti

Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK-së prej atyre të partive tjera

Radio-Ahireti

Selimi: Buxhetin e drejtësisë do ta rrisim deri në 35% dhe pagën e policëve do ta bëjmë 700 euro

Radio-Ahireti

Hoxhaj takon biznesmenët dhe mësimdhënësit në Gjilan, zotohet për sjellje të investimeve nga jashtë dhe rritje pagash

Radio-Ahireti