Image default

Puna e Komisioneve hetimore ‘bie në ujë’, vazhdimi i tyre varet nga vullneti i legjislaturës së re

Vazhdimi i punës së këtyre komisioneve do të varet nga vullneti i legjislaturës së re që do të dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

E ish-deputetja e legjislaturës së VII-të, Eliza Hoxha e cila ka qenë kryesuese e Komisionit për hetimin e ndërtimeve të hidrocentraleve, thotë se puna që kanë bërë do të nisë na zero.

Ajo thotë se anëtarë e këtij komisioni do të paraqesin një raport preliminar, që nëse fillon puna e Komisionit të ri, të ketë një bazë të informacioneve.

“Ne çka kemi bërë si Komision e kemi pa të arsyeshme që të kemi një raport preliminar që nuk është me rekomandime dhe gjykime, por me disa të gjetura nga procesi, ku kemi kërkuar që nga ajo çfarë ka ndodhur të arkivohen të gjitha intervistat dhe të ketë një mundësi që kjo çështje, që është shumë e rëndësishme në raport me mjedisin dhe operatoret e energjisë së ripërtërishme nëse veç do të ketë  vullnet në legjislaturën e ardhshme dhe të bëhet një komision i ri, atëherë të ketë një bazament të informacioneve dhe intervistave që janë kryer”, tha Hoxha për EO.

Ish-ministri i Finacave, Haki Shatri, që ka qenë i intervistuar në Komision Hetimor për Procesin e Privatizimit, thotë puna e këtyre Komisioneve do të nisë nga fillimi, nëse ka vullnet për një gjë të tillë nga legjislatura e re.

“Varet prej vullnetit të atyre që zgjedhën deputetë a do ti riformojnë këto Komisione, a do të vazhdojnë me ato materiale. Krejt varet nga vullneti i atyre që kanë me pasur shumicën në Kuvend”, është shprehur Shatri, për EO.

Ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, thotë se puna e Komisioneve deri më tani s’është marrë parasysh nga ekzekutivi.

Ai thotë se është shumë e nevojshme të miratohet Ligji për Kuvendin, pasi aktualisht ka vetëm një rregullore.

Ibishi thotë se puna e Komisioneve duhet të ketë epilog në vënien e përgjegjësisë nga të gjeturat e Komisioneve.“Kishim dashur që ato të kenë një epilog jo vetëm në kuptimin e konstatimit të gjendjes, por edhe të përgjegjësisë. Shumë Komisione Hetimore janë ngritur vetëm sa me konstatua përgjegjësi, por jo edhe të ketë një formë përgjegjësie të akterëve përgjegjës”, tha Ibishi.

Në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës, ishin formuar tri Komisione Hetimore: Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

TË ngjajshme

Tahiri: Kurti e Osmani u larguan nga veriu në formën më të padinjitetshme

Radio-Ahireti

Rama i dorëzon shtëpinë e re familjes në Ndroq

Radio-Ahireti

Maqedoni, ulet numri i studentëve të diplomuar në studimet deridiplomike

Radio-Ahireti

Hoxhaj nga Malisheva: Albin Kurti po i ikën debatit me mua sepse s’ka program të përballet

Radio-Ahireti

Berisha: E padrejtë heshtja e institucioneve, ambasadave për rastin e Listës Serbe

Radio-Ahireti

Nagavci: Klasa e stërvjetruar e LDK-së është në panik

Radio-Ahireti