Image default

Punonjësit e Vatikanit që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 rrezikojnë vendin e punës

Në një dekret të nënshkruar nga Kardinali Giuseppe Bertello, guvernatori i Shtetit të Vatikanit, thuhet se ata punonjës që refuzojnë të vaksinohen mund të humbasin punën.

Dekreti, i datës 8 shkurt, i referohet një ligji të Vatikanit  të miratuar në 2011 i cili thotë se punonjësit që refuzojnë t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore  do të kenë pasoja të ndryshme , duke përfshirë ndërprerjen e kontratës së punës”.

Dekreti argumenton se vaksinimi kundër Covid-19 është një “vendim i përgjegjshëm” pasi refuzimi i vaksinës  përbën një rrezik për të tjerët.

Papa Françesku, i cili është vaksinuar kundër Covid-19, ka folur publikisht në favor të vaksinimeve.

“Unë besoj se  të gjithë duhet të vaksinohen. Nuk është një opsion, është një zgjedhje etike sepse ju po luani bixhoz me shëndetin tuaj, me jetën tuaj, por gjithashtu jeni duke luajtur bixhoz me jetën e të tjerëve”, tha Papa në një intervistë me Canale 5 muajin e kaluar, raporton abc.al.

Vatikani filloi vaksinimin e punonjësve dhe familjeve të tyre në 13 janar.

TË ngjajshme

Hoxhaj: Letra e Biden parametër i ri, unë adresa e vetme ta përmbyllë dialogun

Radio-Ahireti

15 mijë e 672 mërgimtarë të telefonuar nga KQZ, mbi 13 mijë prej prej tyre u përgjigjën dhe u verifikuan

Radio-Ahireti

Varhelyi: Ballkani Perëndimor qasje të shpejtë te vaksina antiCovid

Radio-Ahireti

Weber: Vetëvendosja të mos injorojë shansin unik për dialogun me Serbinë

Radio-Ahireti

Hiqet krejtësisht ora policore, këto janë masat tjera që vlejnë për kategoritë e komunave

Radio-Ahireti

Osmani për CNN: Unë dhe Kurti e kemi vullnetin për të biseduar me Serbinë

Radio-Ahireti