qindra-euro-per-mjekim-nga-covid-19

Qindra euro për mjekim nga COVID-19

Klinika Infektive po përdor ilaçin ‘Remdesivir’ për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Por këtë ilaç, po e blejnë vetë pacientët. Çmimi i tij për një dozë kushton nga 50 deri në 80 euro, varësisht nga barnatorja. Doza minimale e përdorimit të këtij ilaçi është 6 sosh.

Ministria e Shëndetësisë ka premtuar qysh në shtator të vitit të kaluar se do ta sigurojnë këtë ilaç për pacientët.
Ilaçi ’Remdesivir’ që shërben për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus që e shkakton sëmundjen COVID-19, po vazhdon të blihet nga vetë pacientët, ndonëse që nga një shtatori, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka aprovuar propozimin për zbatim të masave të veçanta për furnizim me këtë ilaç.

Por, arsyeja që ky ilaç ende nuk u është ofruar pacientëve për trajtim është çmimi i lartë i ofertuesve, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Faik Hoti nga kjo ministri i tha Radio Kosovës se kur është shpallur  tenderi, ‘Remdesivir’ ka kushtuar shumë shtrenjtë, derisa pas qëndrimeve të organizatave të ndryshme rreth efektit të këtij bari, çmimi i tij ka rënë.

Hoti tha se qëllimi i pritjes ka qenë mos dëmtimi i buxhetit të MSH së.

‘’Prej gjashtë operatorëve,një operator është ankuar, edhe pas përfundimit të afatit ligjor të ankesave, lënda ka shkuar në OSHP për shqyrtim e ankesës së operatorit’’, tha Hoti.

Megjithëkëtë pacientët po vazhdojnë ta blejnë vetë ilaçin ‘Remdesivir’. Çmimi i tij varion nga barnatorja në barnatore dhe është nga 50 deri në 80 euro për një dozë. Dozat minimale që aplikohen te një pacient janë 6 sosh, e deri në 10, varësisht nga gjendja shëndetësore.

Familjarja e njërit nga pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive, Besarta Jakupi, ka folur për Radio Kosovën, ku ka treguar se ky ilaç mungon në Klinikën Infektive.

‘’Prindin e kam të shtrirë në Klinikën Infektive. Barnat që po i përdorë pothuajse janë të gjitha këtu, përveç ‘Remdesivirit’ që ne jemi duke e blerë. Na kanë thënë t’i blejmë dhjetë doza dhe kanë kushtuar 500 euro’’, tha ajo.

Sidoqoftë, në fillim të pandemisë ilaçi ‘Remdesivir’ ka kushtuar mbi 200 euro një dozë.

The post Qindra euro për mjekim nga COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Ish ylli i NBA, Stiven Xhekson tregon pse pranoi Islamin

Radio-Ahireti

Thierry Henry: Ishte koha për të reaguar kundër racizmit të mediave sociale

Radio-Ahireti

MSH: Furnizimi i rregullt me barna dhe material shpenzues gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht

Radio-Ahireti

Ismail Haniyeh: E drejta e kthimit është një e drejtë e shenjtë e palestinezëve

Radio-Ahireti

Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj ende po trajtohen në QKUK

Radio-Ahireti

Konjufca uron qytetarët për muajin e Ramazanit: Ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

Radio-Ahireti