qkrmt-kerkon-denimin-e-dhunes-nga-zyrtari-policor-ndaj-18-vjecarit

QKRMT kërkon dënimin e dhunës nga zyrtari policor ndaj 18 vjeçarit

Në reagimin e tyre QKRMT thekson se dënon veprimet e dhunshme të pjesëtarit të Policisë së Kosovës ndaj një tetëmbëdhjetëvjeçari në ambientet e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë në vitin 2018.

“QKRMT, shpreh shqetësimin për faktin se edhe në të kaluarën është raportuar për përdorim të forcës apo keqtrajtim fizik të të arrestuarve dhe ndaluarve nga ana e Policisë së Kosovës dhe organet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar dhe zbardhur këto raste. Raportimet e QKRMT-së për këto raste janë shoqëruar edhe me evidenca mjekësore për lëndime trupore të të arrestuarve. QKRMT i sheh këto veprime të Policisë së Kosovës si krejtësisht të panevojshme, të ndëshkueshme dhe absolutisht të papranueshme. Bazuar në vlerësimet e QKRMT-së, këto sjellje përbëjnë keqtrajtim të personave të arrestuar dhe të privuar nga liria, trajtim jonjerëzor, degradues dhe poshtërues. Përtej situatës që ka çuar në arrestimin dhe ndalimin e viktimës, veprimet e tilla të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ndaj të arrestuarit janë të ndaluara dhe të ndëshkueshme, në pajtim me legjislacionin vendor dhe instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të aplikueshme në Kosovë”, thuhet në reagim.

QKRMT ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjykata kompetente, që në kuadër të autorizimeve ligjore të veprojnë sa më shpejt për gjykimin dhe ndëshkimin e zyrtarëve policor të shfaqur në videot e publikuara në media, gjatë keqtrajtimit të tetëmbëdhjetëvjeçarit në stacionin policor në Prishtinë në vitin 2018.

“QKRMT përkujton se dispozitat e Ligji Nr. 04/L-076 Për Policinë përcaktojnë qartazi obligimet e zyrtarëve policorë në raport me përdorimin e autorizuar të forcës. Sipas nenit 26.2 të këtij Ligji: “zyrtari policor është i autorizuar ta përdorë forcën, vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe vetëm deri në atë nivel që kërkohet për t’i arritur objektivat legjitime të policisë”. Ndërkaq, “në rastet e përdorimit të forcës, zyrtari policor duhet të përpiqet ta minimizoj ndërhyrjen në të drejtat dhe liritë e personit dhe të minimizoj çfarëdo pasoje të dëmshme” (neni 26.4).

Neni 195 i Kodit Penal të Kosovës ndalon keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve publike duke përcaktuar ndëshkimin e këtyre veprime me burgim deri në tri (3) vjet. Më tej, Kodi Penal i Kosovës në nenin 196 ndalon aktin e torturës, ndërkaq parasheh dënimin e aktit të torturës të kryer nga personi zyrtar në kohëzgjatje prej një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim.

QKRMT në disa raste ka paraqitur kallëzime penale në organet e hetuesisë dhe ka raportuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) si dhe Policinë e Kosovës, duke ju kërkuar ndërmarrjen e hetimeve të nevojshme ndaj raportimeve dhe ankesave për përdorimin e forcës nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ekipet e QKRMT i marrin këto pohime qoftë nga personat e arrestuar në stacionet policore apo nga të paraburgosurit dhe të dënuarit nëpër qendrat korrektuese të Kosovës, gjatë vizitave monitoruese”, thuhet në reagimin e tyre.

QKRMT thekson se për fat të keq, Prokuroria e Shtetit, IPK-ja dhe Policia e Kosovës janë vonuar në përgjigjet dhe reagimet e tyre apo kanë gjetur se në rastet e raportuara nuk ka pasur elemente të veprave penale ndaj veprimeve policore të raportuara. Shumica e këtyre rasteve kanë përfunduar në nivelin e hetimeve për shkelje disiplinore në Policinë e Kosovës.

“QKRMT, u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të drejtësisë penale të ndërmarrin veprime konkrete në luftimin e dukurisë së pandëshkueshmërisë ndaj veprimeve të paligjshme të Policisë së Kosovës. Zhvillimi i një procedure hetimore të shpejt, të paanshme dhe profesionale do të ndikonte në mbrojtje më efikase të të drejtave të njeriut dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në organet e rendit dhe të sigurisë”, thuhet në reagim

 

TË ngjajshme

Hoxhaj kujton Likoshanin e Çirezin: Barbaria serbe në pamundësi të ballafaqimit me UÇK-në, kreu masakra

Radio-Ahireti

Nënkryetari i PSD-së: Vjosa Osmani është në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes

Radio-Ahireti

​Katër ministra në Qeverinë e Zimbabvesë vdiqën nga koronavirusi

Radio-Ahireti

Zemaj paralajmëron kufizim të lëvizjes nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve

Radio-Ahireti

Shala i PDK-së për sondazhet: Jo reale dhe nuk kanë asnjë bazë në teren

Radio-Ahireti

Gara e 25 prillit, Spiropali: PS-ja do ketë kandidatët më të mirë të mundshëm

Radio-Ahireti