quni:-jam-kandidat-per-kryetar-te-ldk-se

Quni: Jam kandidat për kryetar të LDK-së

Anton Quni nga LDK-ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.

The post Quni: Jam kandidat për kryetar të LDK-së appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Betohen deputetët e legjislaturës së tetë

Radio-Ahireti

Daka viziton qendrën e thirrjeve: Procesi është i komplikuar, kritikat janë dashakeqe

Radio-Ahireti

Në shumë shtete afrikane ende nuk ka vaksina, gjendja shumë alarmante

Radio-Ahireti

Shefja e imunizimit në IKSHPK thotë se 70% e popullatës pritet të vaksinohen deri në fund të vitit

Radio-Ahireti

Ende asnjë ankesë në PZAP nga partitë politike për moscertifikimin e listave zgjedhore

Radio-Ahireti

Fushatë me 150,000 zemra në Londër për të kujtuar viktimat e COVID

Radio-Ahireti