quni,-jashari-dhe-lladrovci-bejne-homazhe-ne-prekaz

Quni, Jashari dhe Lladrovci bëjnë homazhe në Prekaz

Për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari shkoi edhe ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni.

Homazhe të përbashkëta bënë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci.

Ata thanë se përkujtimet duhet të shërbejnë si motiv për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

“Një popull që kujton dhe nderon të kaluarën dhe sakfricën e popullit të vet do ta ketë të sigurt të ardhmen. E kemi për obligim dhe detyrë të punojmë dhe të jemi të kujdesshëm, si dhe ta duam njëri-tjetrin. Nderimet do t’i vazhdojmë edhe në komplekset tjera”, ka thënë Jashari para gazetarëve.

Ndërkaq, Lladrovci tha se para varreve të dëshmorëve dhanë edhe një zotim.

“5,6 dhe 7 Marsi është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë. Ne sot s’po bëjmë veç homazhe, por jemi zotuar se ne do të bëjmë punë të mira për komunat tona”.

TË ngjajshme

A kërkoi ambasada amerikanë që të votohet Osmani për presidente, flet Philip Kosnett

Radio-Ahireti

​Limaj uron LVV-në: Është koha për punë dhe qeveri stabile, Nisma nuk do të ndalet

Radio-Ahireti

Transportuesit: Alarm i fundit për qeverinë, kërkojmë 6.5 milionë euro

Radio-Ahireti

Ashkalinjtë në mes mjerimit dhe shpresës, kërkojnë që fokusi të mos jetë vetëm te serbët

Radio-Ahireti

Biden dhe Trudeau takohen muajin e ardhshëm

Radio-Ahireti

Kosova drejt 9 mijë rasteve aktive me COVID-19, paralajmërohen protesta nëse rikthehen masat

Radio-Ahireti