Banorët e kësaj lagje kanë dërguar fotografi në adresë të lajmi.net dhe kanë treguar se po ndihen të rrezikuar nga numri i madh i qenëve që po qëndrojnë në lagje, shkruan lajmi.net.
Ata kanë treguar se janë sulmuar nga qentë dhe se nuk guxojnë t’i lënë fëmijët e tyre të dalin në rrugë as gjatë ditës.
Një banor për lajmi.net ka ndarë eksperiencën e tmerrshme të tij me qentë që thotë se janë bërë “banorë” të lagjës.
“Po mua më kanë ndjekur para disa netësh ma shumë se 20 qenë, kam qenë duke u tranu nga frika, jam frikësuar shumë dhe ende jam i traumatizuar, më ka shpëtuar se isha afër hymjes”, tha ai për lajmi.net.
Banorët e kryeqytetit ankohen pothuajse çdo ditë nga prezenca e madhe e qenëve endacakë në çdo lagje dhe rrugë të Prishtinës ndërsa komuna ende nuk ka bërë zgjidhje për ta. /Lajmi.net/