rajoni-i-prishtines-vazhdon-te-mbetet-pa-uje-te-pijshem

Rajoni i Prishtinës vazhdon të mbetët pa ujë të pijshëm

Qytetarët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit e Drenasit po vazhdojnë të përballen me reduktime e shpeshherë edhe me ndërprerje të ujit të pijshëm.

Gjatë së hënës banorët e disa lagjeve të Prishtinës janë përballur sërish me mungesë të ujit.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e ujit vie si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit.

Gjithë kjo sipas tyre po ndodhë pas reshjeve të shiut që po vazhdojnë që nga ditët e para të janarit.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes ‘Kalabria’, ‘Mati 1’ në Prishtinë ju që keni ndërprerje uji si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit. Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim. Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit. Duhet kuptuar që jemi në situatë emergjente pas vërshimeve. Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra. Nuk është as dëshirë e jona të qëndrojmë në terren për të gjetur zgjidhje sa më shpejtë. Nesër në mëngjes, pritet stabilizimi i gjendjes”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

The post Rajoni i Prishtinës vazhdon të mbetët pa ujë të pijshëm appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

12 viktima dhe 529 raste të reja me Covid-19

Radio-Ahireti

Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin LVV me 3775 vota

Radio-Ahireti

Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale

Radio-Ahireti

13 viktima dhe 865 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

14,307 raste aktive dhe 1,915 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Radio-Ahireti

Osmani pret në takim Ramën: Si Komandante Supreme, FSK do ta ketë mbështetjen dhe gatishmërinë time të plotë

Radio-Ahireti