raka-demanton-qeverine:-asnje-anetar-i-bordit-nuk-eshte-konsultuar-per-lehtesimin-e-masave

Raka demanton Qeverinë: Asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për lehtësimin e masave

Qeveria e Kosovës mori sot vendim që të lehtësojë masat antiCovid. Madje këtë tha që e ka bërë me rekomandim të IKSHPK-së dhe Bordit Këshillëdhënës.

Por një gjë të tillë po e mohon Lul Raka, anëtar i Bordit Këshillëdhënës, i cili ka dhënë sqarime se asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.

Përmes një statusi në Facebook, Raka ka thënë se në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik, shtrirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të nderuar/a,

Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshilldhënës”.

E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.

Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik;  shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë.

The post Raka demanton Qeverinë: Asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për lehtësimin e masave appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan vakte të iftarit për jetimët në mbarë botën

Radio-Ahireti

Rritja e rasteve me Covid-19 drejtori i SHSKUK-së jep alarmin

Radio-Ahireti

Alexei Navalny del nga greva e urisë

Radio-Ahireti

KQZ-ja pritet që sot të vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve

Radio-Ahireti

Macron, Merkel diskutojnë bashkëpunimin rreth vaksinave me Putinin

Radio-Ahireti

FRI Kumanove realizoi pjesen e dyte te mbushjes se shportave te Ramazanit

Radio-Ahireti