Image default

Rama: Më 16 dhjetor raporti paraprak për dëmet nga tërmeti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se më 16 dhjetor do të mund të publikohet raporti paraprak për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai theksoi se raporti final pritet që të dalë në fund të janarit të 2020 për të shkuar në konferencën e donatorëve.

“Nuk ka ende raport paraprak të dëmeve përfundimtare. Një grup pune i përbashkët i yni me BE , Bankën Botërore dhe OKB është duke punuar. Raporti i parë paraprak synohet të paraqitet në 16 dhjetor. Por edhe çfarë na u tha nga të gjithë partnerët e përfshirë drejtë për drejtë, raportet post-katastrofë janë raporte që kërkojnë kohë. Do të ketë një raport paraprak, një të dytë dhe një final në fund të muajit janar për t’i hapur rrugë konferencës së donatorëve”, tha Rama.

Të paktën 51 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 900 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit prej 6.4 ballë sipas Rihter, i cili goditi Shqipërinë.

TË ngjajshme

Burri ther me thikë gruan dhe hidhet nga kati i 7-të, detaje makabre nga krimi i dyfishtë në Librazhd

Radio-Ahireti

Hynë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Radio-Ahireti

Shkon në 70 numri i personave të prekur me coronavirus në Shqipëri

Radio-Ahireti

66 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 39 numri i viktimave

Radio-Ahireti

Protesta e dhunshme e opozitës në Tiranë (Foto)

Radio-Ahireti

Dy tërmete gjatë natës në Durrës

Radio-Ahireti