rama-nga-italia-kerkon-njohjen-e-patentave-shqiptare

Rama nga Italia kërkon njohjen e patentave shqiptare

Ai këto komente i bëri gjatë një konference me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe kreun e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano në Bari të Italisë.

“Nuk kam më për të shtuar, por meqë këtu janë tërë këta gazetarë dhe meqë prej javësh më kanë bombarduar me pyetje, shpresoj që ambasadori të më falë për këtë shkelje të protokollit, dua t’i shfrytëzoj këto sekonda për t’i kërkuar Luigit që të kujdeset për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, sepse kanë ngecur keq në korridoret mjaft të veçanta të burokracisë italiane. Ata duhen nxjerrë prej andej, që kështu të mund t’i drejtojnë automjetet në mënyrë të rregullt, sepse, ashtu si edhe napoletanët, ne shqiptarët jemi shumë të disponueshëm për t’i drejtuar automjetet edhe pa patentë. Këtë nuk mund ta lejojmë”, tha Rama.

Rama ndodhet për vizitë në Bari të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë./tch

TË ngjajshme

Rrahje në qendër të Prishtinës, intervenon Policia

Radio-Ahireti

Plas skandali në Itali, mediet: Mjekëve iu injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-COVID

Radio-Ahireti

Aksidenti në Ferizaj, Aliu: Kemi kërkuar nga autoritetet hekurudhore të vendosin laura

Radio-Ahireti

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, krijohen kolona në kufi

Radio-Ahireti

Jep dorëheqje drejtori në Komunën e Ferizajt, thotë se partia i bëri presion të kandidojë për deputet

Radio-Ahireti

Ish-këshilltari: Nuk pashë program te ekspozeja e Kurtit, ndoshta edhe ka një të tillë

Radio-Ahireti