rama-uron-pavaresine-e-kosoves-me-‘kartolinen’-e-dua-lipes

Rama uron pavarësinë e Kosovës me ‘kartolinën’ e Dua Lipës

Rama ka zgjedhur një “kartolinë” të veçantë për të uruar 17 shkurtin, datë kur 13 vjet më parë u shpall pavarësia e shtetit të Kosovës.

Në këtë kartolinë shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me flamur shqiptar dhe atë të Kosovës.

Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tashmë, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

MIRËMËNGJES🇦🇱❤🇽🇰

Posted by Edi Rama on Tuesday, February 16, 2021

TË ngjajshme

Lushtaku për Osmanin: Kurti instaloi në Presidencë marionetën e tij

Radio-Ahireti

Adrian Berisha emërohet Drejtor i Kulturës në Prishtinë

Radio-Ahireti

Shqipëri/ Të rinjtë me besimin më të lartë tek opozita dhe mediat online

Radio-Ahireti

Zgjedhjet parlamentare 2010 – 2019: Çdo vit me rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime

Radio-Ahireti

Pse ende asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së?

Radio-Ahireti

Rrahu gruan dhe vëllanë që tentoi ta ndalonte, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Radio-Ahireti