raportimi-i-lajmi.net:-hotit-i-bie-ne-mend-formalizimi-i-marredhenieve-diplomatike-me-izraelin

Raportimi i lajmi.net: Hotit i bie në mend formalizimi i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Kështu ka bërë të ditur vet kryeministri Hoti i cili është shprehur se po hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve bilaterale duke përjetësuar miqësinë midis dy vendeve, shkruan lajmi.net.

Ai këtë e ka quajtur si sukses të qeverisë në marrëveshjen e Uashingtonit.

“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve.
Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit.
Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.
Shtëpia nuk mbahet pa miq!”, shkruan Hoti.

Por, para dy ditësh, lajmi.net ka marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ku thuhej se prisnin vizitë nga Kosova për ta nënshkruar njohjen e ndërsjellë të pavarësisë.

Në një përgjigje ekskluzive për lajmi.net, ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, e udhëhequr nga Gabriel Ashkenazi, thuhet se Izraeli është në pritje të një vizite të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku edhe pritet të bëhet nënshkrimi i një marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Ekskluzive/ MPJ e Izraelit për lajmi.net: Po presim vizitë zyrtare për të nënshkruar njohjen e Kosovës

TË ngjajshme

​Rritje e infeksionit me COVID-19 në Gjilan

Radio-Ahireti

Partia e Shqiprim Arifit fituese e zgjedhjeve në Preshevë

Radio-Ahireti

KQZ tregon pjesëmarrjen e qytetarëve në votim në orën e parë të zgjedhjeve e Shqipërisë

Radio-Ahireti

Pacolli për letrën e Biden: Sinjal i rëndësishëm

Radio-Ahireti

Ditor Haliti: Dy kafkat e gjetura në Kizhevak mund të shërbejnë për identifikim

Radio-Ahireti

​Moti sot me diell

Radio-Ahireti