rastet-ditore-me-covid-ne-indi-kalojne-100,000

Rastet ditore me Covid në Indi kalojnë 100,000

Rastet ditore me Covid në Indi u rritën me 103,558, rritja më e madhe ditore, treguan të dhënat nga ministria e shëndetësisë, duke çuar numrin në gjithsej 12.59 milion.

Vendi pat 478 vdekje të reja, duke e rritur totalin në 165,101.

Infeksionet ditore janë rritur që nga fillimi i shkurtit kur ranë nën 9,000 pasi arritën kulmin në pothuajse 100,000 në Shtator.

Shteti më i pasur i Indisë, Maharashtra, shtëpia e kryeqytetit financiar, Mumbai, do të mbyllet në fundjave dhe natën për 110 milion njerëz në përgjigje të rritjes së rasteve, njoftuan autoritetet të dielën.

Nga e hëna në mbrëmje deri në fund të prillit do të vendosen kufizimet e lëvizjes me orë policore gjatë mbrëmjes, grumbullimi i më shumë se katër personave do të ndalohet, dhe zyrat private, restorantet, kinematë, pishinat, baret, vendet e adhurimit dhe vendet publike të tilla si plazhet do të jenë të mbyllura.

Pandemia Covid-19 ka vrarë mbi 2.8 milion njerëz dhe ka infektuar më shumë se 131 milion në të gjithë botën. /Mesazhi.com

The post Rastet ditore me Covid në Indi kalojnë 100,000 appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Zëvendësohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, KQZ publikon emrat

Radio-Ahireti

4 të vdekur dhe 101 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Kishat i kërkojnë bashkësisë ndërkombëtare t’i japë fund tensioneve në Kuds

Radio-Ahireti

Japonia do derdhë në oqean 1 milion ton ujë të ndotur të Fukushimas, ishte ruajtur që nga cunami i 2011

Radio-Ahireti

Egjipti gati të lirojë anëtarët e arrestuar të Shoqatës së Vëllezërve Myslimanë

Radio-Ahireti