Rastet me COVID-19 po rriten, qytetarët nuk i ndalin shëtitjet në Fushë Kosovë

0

Qytetarët e Fushë Kosovës kanë vazhduar edhe sonte të dalin për shëtitje në mbrëmje, pavarësisht se rastet pozitive me COVID-19 po rriten në këtë komunë.

Në disa fotografitë që ka siguruar Telegrafi nga qyteti i Fushë Kosovës, shihen qytetarët të cilët kanë dalur të shëtisin, madje pa maska e dorëza mbrojtëse.

Nga 29 rastet pozitive të raportuara sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy janë nga qyteti i Fushë Kosovës, ndërsa një në fshatin Miradi.

Edhe 28 raste të reja me coronavirus dhe tetë të shëruar në KosovëEdhe 28 raste të reja me coronavirus dhe tetë të shëruar në Kosovë

Gjithashtu, IKSHPK-ja ka bërë apel te qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat, duke mbajtur distancë e duke përdorur maska e dorëza

Ju gjithashtu mund të pëlqeni