reagon-kqz-ja:-nuk-po-organizojme-sondazhe-ne-rrjete-sociale

Reagon KQZ-ja: Nuk po organizojmë sondazhe në rrjete sociale

Komisioni Qendror i Zgjedhevjeve ka reaguar lidhur me disa sondazhe që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në të cilat thuhet se po organizohen nga ky institucion.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka demantuar vërtetësinë e këtyre sondazheve duke thënë se KQZ-ja asnjëherë nuk ka organizuar sondazhe dhe as nuk organizon.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë të pavërteta sondazhet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale si të organizuara nga KQZ-ja. Nuk është aspak e vërtetë që KQZ-ja ka organizuar ndonjë sondazh të çfarëdo natyre. Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen, sepse ato mund të keqpërdoren”, tha Elezi.

The post Reagon KQZ-ja: Nuk po organizojmë sondazhe në rrjete sociale appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

27 vite që nga masakra e xhamisë Harem-i Ibrahim në El-Halil të Palestinës

Radio-Ahireti

Fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës

Radio-Ahireti

Kurti nga Tirana: I kemi numrat për Qeverinë e re, s’bëj kompromis me regjimin e vjetër

Radio-Ahireti

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen deri në Shqipëri

Radio-Ahireti

Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 403 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti