Image default

Reagon Palestina: Kosova ta rishikojë shpejt vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Ministria e Jashtme e Palestinës i ka bërë thirrje Kosovës të tërheqë vendimin për hapjen e ambasadës në Jeruzalem, shkruan agjencia palestineze e lajmeve, Wafa, transmeton Reporteri.net.

Në reagim thuhet se ky vendim i Kosovës bie ndesh me përpjekjet e sa për njohje.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës tutje kërkon nga Kosova të rishikojë shpejt këtë vendim, sipas tyre të gabuar dhe të ofrojë shembull të angazhimit për ligjshmërinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme i bën thirrje Kosovës të rishikojë shpejt këtë hap dhe të korrigjojë këtë veprim të gabuar nëse dëshiron të japë një shembull të angazhimit të saj për ligjshmërinë dhe të drejtën ndërkombëtare, thuhet tutje në deklaratë.

Në një ceremoni të mbajtur në Zoom në Jeruzalem dhe Prishtinë, Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe homologia e tij nga Republika e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të hënën nënshkruan një deklaratë të përbashkët për zyrtarizimin e lidhjeve diplomatike.

Ministrat e jashtëm nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi – njëra për të vendosur marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe tjetra që kishin të bënin me aktivitetet e agjencisë ndërkombëtare të zhvillimit të Izraelit.

TË ngjajshme

Lajmet e rreme dhe ndikimi i tyre në proceset politike në Kosovë

Radio-Ahireti

Zgjatet orari i gastronomisë, merret vendim edhe për taksitë

Radio-Ahireti

Kush pritet të jenë ministrat e Qeverisë Kurti

Radio-Ahireti

Shqipëria publikon bilancin e koronavirusit në 24 orët e fundit

Radio-Ahireti

KQZ e certifikoi listën e VV-së pa të, Kurti insiston se është bartës i listës

Radio-Ahireti

Kush janë politikanët që e kanë ditur 2 muaj më herët datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Radio-Ahireti