reagon-zyrtari-i-qeverise-kurti:-pamjet-e-publikuara-nuk-jane-nga-bufeja-e-nderteses-se-qeverise

Reagon zyrtari i Qeverisë Kurti: Pamjet e publikuara nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë

Në mesin e masave të marra nga kjo qeveri theksohej se ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në një ambient të mbyllur.

Por një video e publikuar së fundi nga gastronomët thekson se gjendja e njëjta nuk është në bufenë e Qeverisë së Kosovës.

Madje në video-incizimin e shfaqur në Facebook shihet një numër i madh i njerëzve duke pirë kafe në një ambient të mbyllur siç është bufeja e Qeverisë së Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar zyrtari për informim nga Qeveria Kurti, Përparim Kryeziu i cili tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sipas tij pamjet në një video-incizim që po qarkullon në rrjetet sociale nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë, shkruan lajmi.net.

“Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.Pamja e bufesë së Qeverisë është kjo në fotot e mëposhtme”, tha ai./Lajmi.net/

Qeveria mbylli vendin por zyrtarët vetes nuk ia prishin qefin, bëhen grumbull tek bufeja

 

TË ngjajshme

Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër në Europë sipas Eurostat, të ardhurat për frymë dhe ndryshimi veri-jug

Radio-Ahireti

Shtyhet për të martën seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Radio-Ahireti

Policia në Tuz mbyll bizneset e gastronomisë

Radio-Ahireti

​OBSH kundër kushtit për “certifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare

Radio-Ahireti

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, krijohen kolona në kufi

Radio-Ahireti

Varianti britanik në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave

Radio-Ahireti