receta-e-dites:-rizoto-me-mandarina

Receta e ditës: Rizoto me mandarina

Përbërësit për 6 persona: 

700 g mandarina (mundësisht organike, pasi do të përdorim edhe lëkurën, në të kundërt, mos e përdorni lëkurën),

450 g oriz,

120 g djathë “Grana” i grirë,

2 lugë vaj ulliri + 1 lugë gjalpë,

50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi,

1.5 litra lëng perimesh i valuar,

3-4 lugë sheqer kaf,

kripë e piper sipas nevojës.

Përgatitja: 

Lëmë mënjanë dy mandarina, ndërsa të tjerave ua qërojmë lëkurën me rende (vetëm pjesën e verdhë) dhe më pas i shtrydhim.

Në zjarr vëmë një tenxhere ku hedhim vajin e ullirit dhe gjalpin, skuqim për 2 minuta orizin duke e përzier me lugë druri, shtojmë lëkurën e mandarinave, i skuqim për një minutë dhe më pas e shuajmë orizin me gjysmën e lëngut të mandarinave.

E lëmë orizin të ziejë me lëngun e mandarinave dhe kur ky të shterojë, shtojmë lëng të valuar me garuzhde sipas nevojës derisa orizi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, presim në feta të holla mandarinat që kishim lënë mënjanë dhe i hedhim në një tigan me sheqerin kaf.

I lëmë në zjarr për 3-4 minuta derisa të shohim që janë karamelizuar. Kur orizi të jetë zier, fikim zjarrin, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi e të prerë në kubikë, djathin “Grana”, kripë e piper sipas nevojës dhe lëngun e mandarinave që kishim lënë mënjanë.

I përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e shërbejmë me fetat e mandarinave. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Mënyrat më të mira për trashjen e reçelit që nuk ia humbin shijen

Radio-Ahireti

Revani tradicionale me mjaltë – Receta nga Shqipëria

Radio-Ahireti

Si të përgadisni pastashu në shtëpi

Radio-Ahireti

Gjella me spinaq, vezë dhe gjizë – Receta e thjeshtë plot shëndet

Radio-Ahireti

Mini-picat e shtëpisë – Receta ditore

Radio-Ahireti

Receta ditore – Rizoto me domate dhe borzilok

Radio-Ahireti