reduktime-te-ujit-te-pijshem-ne-obiliq,-fushe-kosove,-drenas-dhe-lagjja-“kalabria”-ne-prishtine

Reduktime të ujit të pijshëm në Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja ‘Kalabria’ në kryeqytet.

Sipas kompanisë, reduktimet janë si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit.

“Si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije (ITUP Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga ky impiant, me ç’rast jemi detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja ‘Kalabria’ në Prishtinë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

KRU tregon se do të ketë ndërprerje edhe në disa zona tjera në Prishtinë.

“Si pasojë e ndërprerjes së punës në ITUP Shkabaj, edhe disa zona tjera në Prishtinë do të kenë reduktime në periudhën e mesditës dhe gjatë natës, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit si dhe nga Kodra, për shkak të alternativave teknike për furnizim të zonave më të afektuara nga kjo turbullirë. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, përfundon njoftimi.

The post Reduktime të ujit të pijshëm në Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Sot më pak të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Me 28 nëntor, Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë

Radio-Ahireti

Papa fillon vizitën treditore në Irak

Radio-Ahireti

A do të ketë zgjedhje të brendshme PDK-ja?

Radio-Ahireti

Heqja e vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

Radio-Ahireti

Mësuesja nga Kosova pretendente për të thyer rekordin Guinness për herë të tretë

Radio-Ahireti