rekomandohet-suspendimi-i-tre-policeve-qe-maltretuan-18-vjecarin

Rekomandohet suspendimi i tre policëve që maltretuan 18-vjeçarin

Pas arrestimit të një zyrtari policor më 28 janar 2021 me dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në medie ishte publikuar edhe një video tjetër.

Sipas komunikatës së Inspektoratit Policor bazuar në pamjet e kësaj videoje dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Prishtinë.

Rasti ishte iniciuar në IPK dhe hetuesit në konsultim me prokurorin kujdestar  janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar zyrtarët policorë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë) .

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim të këtyre tre zyrtarëve policorë përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore ditëve në vijim për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

The post Rekomandohet suspendimi i tre policëve që maltretuan 18-vjeçarin appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Gjashtë të vdekur dhe 287 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar akuzojnë Kinën për abuzimet me pakicat

Radio-Ahireti

373 arsimtarë, nxënës dhe personel nëpër shkolla, të infektuar me koronavirus

Radio-Ahireti

Numri i votave dhe ulëseve të fituara në Kuvend nga partitë politike nga viti 2001

Radio-Ahireti

Shkon në 11 mijë e 840 numri i votave nga diaspora të refuzuara nga KQZ

Radio-Ahireti

Varianti i ri i COVID ‘gjunjëzon’ Brazilin, vendi regjistron më shumë se 1 mijë vdekje në 24 orë

Radio-Ahireti