rifillojne-fluturimet-nga-katari-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe

Rifillojnë fluturimet nga Katari në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kanë rifilluar fluturimet e avionëve nga Katari drejt Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) pas një ndërprerje të transportit prej 3.5 vitesh për shkak të krizës së Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania ajrore Qatar Airways në një deklaratë nga llogaria në Twitter, njoftoi se që nga e mërkura kanë filluar fluturimet me avionë dy herë në ditë për në Dubai.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se që nga sot do të zhvillohen fluturimet ditore për në kryeqytetin Abu Dhabi.

Fundi i krizës pas disa vitesh

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor të vitit 2017, me akuzat se po “mbështet grupet terroriste” dhe filluan të vendosnin një bllokadë ekonomike ndaj këtij vendi.

Teksa Katari refuzoi të gjitha akuzat e vendeve në fjalë, kjo situatë shkaktoi krizë në rajonin e Gjirit.

Përpjekjet për përfundimin e krizës dhanë rezultat në fillim të këtij viti.

Ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Ahmad, Nasser Mohammed Al-Sabah, më 4 janar njoftoi arritjen e marrëveshjes mes Arabisë Saudite dhe Katarit për hapjen e kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë.

Edhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud, në Samitin e 41-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që u zhvilluar me 5 janar në qytetin El-Ula, njoftoi se vendet që zbatojnë embargo ndaj Katarit kanë rindërtuar marrëdhëniet diplomatike me Doha-n dhe se është hequr embargoja.

The post Rifillojnë fluturimet nga Katari në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Deri në ora 14:00 në KQZ aplikojnë për certifikim 13 subjekte politike

Radio-Ahireti

Ylli i NBA-së, Kyrie Irving, zbuloi se agjëron gjatë Ramazanit

Radio-Ahireti

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa tokave për autostrada

Radio-Ahireti

Arben Vitia flet për masat e reja dhe datën e mundshme të ardhjes së vaksinave

Radio-Ahireti

Merkel uron Kurtin: Mund të llogarisni në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë

Radio-Ahireti

Turqia po përgatitet për bllokimin e saj të parë të plotë

Radio-Ahireti