rishqyrtimi-i-ambasades-ne-izrael,-hoxhaj-thote-se-konjufca-eshte-i-ri-ne-kete-sport-e-s’merr-vesh

Rishqyrtimi i Ambasadës në Izrael, Hoxhaj thotë se Konjufca është i ri në këtë sport e s’merr vesh

Hoxhaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka deklaruar se Konjufca është i ri në fushën e diplomacisë, teksa ka përdorur një term nga zhargoni sportiv për ta përshkruar atë.

“Deklarata e tij është totalisht jo-serioze. Ne duhet ta njohim të drejtën e Izraelit që ta ketë Jeruzalemin kryeqytet. Z. Konjufca është i ri në këtë aktivitet sportiv dhe ai nuk e merr vesh”, deklaroi ai.

“Ku e ka ambasadën Amerika, aty do ta ketë edhe Kosova. Amerika është ylli polar se si PDK sillet në politikë të jashtme. A ka mbërri qeveria aktuale ta keq-menaxhoj këtë situatë? Po. Është dashur të komunikohet me vende Arabe, t’i thuhet që ne kemi interes që të kemi njohje të ndërsjellë”, ka potencuar ai.

Konjufca, sa po shpalosej plan programi politik i VV-së, ka thënë se duhet të ri-shqyrtohet vendimi i zhvendosjes së ambasadës kosovare në Jeruzalem të Izrealit, në rast se BE-ja ia kërkon një gjë të tillë.

TË ngjajshme

Rastet e trombozës, edhe Berlini kufizon përdorimin e AstraZeneca

Radio-Ahireti

Të dhënat tregojnë më në fund se sa efikase është vaksina kundër Covid-19

Radio-Ahireti

Syla: Konjufca e bëri goditjen e parë ndaj Dakës, kulmin e arriti Osmani

Radio-Ahireti

SHBA, shteti i Virxhinias heq dënimin me vdekje

Radio-Ahireti

Helmohet një person në Shtërpcë

Radio-Ahireti

Lushtaku për Osmanin: Kurti instaloi në Presidencë marionetën e tij

Radio-Ahireti