rrefimi-emocional-i-shokut-te-adem-jasharit:-i-telefonova,-por-me-vonese

Rrëfimi emocional i shokut të Adem Jasharit: I telefonova, por me vonesë

Kaqkini në T7 thotë se ai ka telefonuar me vonesë, pasi nuk e ka hapë askush telefonin.

“Unë kom telefonu me vonesë, ka mujt me kon ora rreth 8, në atë kohë nuk e ka hap telefonin askush. Por s’kemi mujt me marrë askënd. Ne nuk kemi pasur mundësi me lëvizë, për t’i dalë në ndihmë”, thotë Kaqkini.

Ai thotë se kanë telefonuar tek një familje tjetër për të kuptuar çfarë po ndodh me familjen Jashari, por ata i kanë thënë se nuk kanë guxim të dalin jashtë, pasi janë dëgjuar krisma të shumta dhe shumë tym.

“Thanë se prej këtuhit nuk po guxojmë medal se ka qaq gjuajtje me topa, s’po guxojmë as me dalë me kqyrë, gjendja është shumë e keqe”, tha Kaqkina.

Ai tregoi se me 7 mars ka kuptuar se Adem Jashari dhe familja e tij ka rënë heroikisht, ndërsa thotë se është trishtuar kur ka shkuar t’i shoh viktimat.

“Jam trishtuar, ka pasë kufoma të dëmtuara, por kryesorët nuk kanë qenë të dëmtuar, Ademi ka qenë i plagosur me dy plumba, një posht dhe një lartë. Mirëpo ka pas edhe shumë kufoma të dëmtuara”, thotë Kaqkina, derisa thotë se në momentin kur flet për këto ngjarje, i kujtohet e gjitha si një film.

 

TË ngjajshme

SHBA, shteti i Virxhinias heq dënimin me vdekje

Radio-Ahireti

Memli Krasniqi: VV po i rrahë qytetarët – nuk bashkëpunojmë me parti të dhunës

Radio-Ahireti

Gjeti portofoli me para e dokumente, qytetari e dorëzon në stacionin policor në Fushë-Kosovë

Radio-Ahireti

Latifi i quan të ngutshme masat e reja, thotë se qeveria nuk është koordinuar me komunat

Radio-Ahireti

856 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, 682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Radio-Ahireti

Albin Kurti e mban “peng” Agim Bahtirin, nuk i jep siguri për rikandidim në Mitrovicë

Radio-Ahireti