Image default

Rrëfimi i ish-policit serb: Mbi varrezën masive është ndërtuar objekti i xhandarmërisë

Një ish-polic serb ka rrëfyer për fshehjen e trupave të të vrarëve nga Kosova gjatë luftës të cilët më pas ishin dërguar për tu groposur në Serbi për t’i fshehur gjurmët e krimit.

“Unë dhe dy persona tjerë e Dijmë që në atë vend në atë kohë është bërë varreza masive.Kur e kam përmendur këtë në Prokurorinë për krime lufte më thanë leje këtë rrëfim për këtë iu thërrasim më vonë. Atë e dijnë që unë e di këtë ngjarje. Unë nuk mund të vdes pa e treguar këtë. Vitin e kaluar ka ardhur te unë një ekip nga Haga dhe më kërkuan që ti dërgojë në atë vend gjë që unë e bëra.

I bënë disa fotografi nga vendi dhe kaq. Dua të tregoj dhe mos më fajësoni mua ju lutem. Në atë vend tashmë është Ndërtesa e Xhandarmërisë së Republikës së Serbisë që president e ka Aleksandër Vuciqin” ka treguar Jovan Goluboviq, polic tashmë i pensionur i cili më 2009 e 2010 siç thotë ka qenë dëshmitar i Prokurorisë për Krime Lufte në Beograd.

Udhëheqësi i Komisionit qeveritar serb për personat e pagjetur, Velkjo Odalovic, deklaroi të enjtën se për herë të parë po e dëgjon rrëfimin e Goluboviqit

Sipas, Odaloviqit dëshmitari në fjalë është mirë që këto informacione ti vë në dispozicion organeve hetuese si dhe vetë Komisionit që ata të procedojnë.

Kurse Ibrahim Makolli nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit thotë se do kërkojnë Informata shtesë për rastin e Surdulicës , ku kishte dyshime edhe më parë për varrezë masive.

Aty gjatë kohës së luftës ishte poligoni policor por dijeni të saktë për godinën e Xhandarmërisë sipas pretendimeve të Golluboviqit as në Prishtinë nuk kanë.

“Për të hetuar dëshmitë që ish-polici serb nxorri publikisht mendohet të ketë kontakte e takime mes dy palëve në ditët në vijim” tha Makolli.

Varreza masive e fundit që është zbuluar në Serbi ku dyshohet se gjenden trupat e dhjetëra personave të vrarë në Kosovë e e më pas të transportuar në tokën serbe është në Kizhevak.
Gërmimet aty pritet të rinisin pas disa javësh.

The post Rrëfimi i ish-policit serb: Mbi varrezën masive është ndërtuar objekti i xhandarmërisë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Për 24 orë u dënuan 772 persona për mos respektim të masave anti-Covid

Radio-Ahireti

Hoxhë Mazllam Mazllami shënon 30 vjetorin e veprimtarisë.

Radio-Ahireti

Organizatat turke dhurojnë ndihmë për nevojtarët në Kosovë

Radio-Ahireti

Raka demanton Qeverinë: Asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për lehtësimin e masave

Radio-Ahireti

KQZ për nëntë ditë pranon afër 6 mijë pako me fletvotime nga diaspora

Radio-Ahireti

PZAP urdhëron KQZ që të përfshijë në listën e votuesve 144 apele, refuzon 124

Radio-Ahireti