rrembehen-300-vajza-ne-kete-shtet-afrikan

Rrëmbehen 300 vajza në këtë shtet afrikan

Ngjarja tronditi rajonin Zamfara. Policia e konfirmoi se 317 vajza janë rrëmbyer dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve në Nigeri brenda më pak se dhjetë ditëve. Nasiru Abdullahi, i tha Associated Press se në mesin e të zhdukurave janë edhe dy javët e tij të moshës 10 dhe 13 vjeç.

Një banor lokal, u shpreh se sulmuesit e armatosur kanë mësyrë gjithashtu edhe një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli që gjendej në afërsi të shkollës.

“Ata hynë në shkollë dhe i detyruan vajzat të hipnin në makinat e tyre”, pohoi Suleiman Tanua Anka, një zyrtar shtetëror në Zamfara. Është ende e paqartë nëse nga ky sulm ka pasur viktima.

Shumë grupe banditësh veprojnë në Zamfara dhe janë të njohur për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu, në këmbim të lirimit të nxënësve. Dy muaj më parë, mbi 300 nxënës u rrëmbyen nga një shkollë e mesme në Katsina të Nigerisë.

TË ngjajshme

Miliona euro për zgjedhje të “panevojshme”

Radio-Ahireti

“Fjalor pa përvojë e diletantesk, negociatat janë art”/ Limaj godet Kurtin

Radio-Ahireti

Kurti: Detyrë e parë e qeverisë do jetë sigurimi sa më i shpejtë dhe masiv i vaksinave

Radio-Ahireti

Infektologu Tolaj: Mbi 600 mijë njerëz e kanë kaluar COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

EMA demanton zyrtarin e vet, mohon se ka gjetur lidhje mes mpiksjes së gjakut dhe AstraZenecas

Radio-Ahireti

Reshitaj: Nuk jam larguar nga AAK-ja, shkova në Kuvend se s’dua të bllokohemi nga Lista Serbe

Radio-Ahireti