Rreth syfyrit

2
Pyetje:
Selam alejkum.
Kam nje pyetje ne lidhje me agjerimin.
A eshte imsaku ora e limitit kur duhet te mbyllet syfyri dhe cilat jane ditet me te preferueshme per tu agjeruar sipas kalendarit henor.
Allahu te shperblefte!
Large red circlePergjigje nga Adelina Kuçana: Ue alejkum selam moter!Ne fillim duhet sgjaruar se imsaku nuk eshte kohe percaktues per asgje ne veprimet fetare dhe ne kohen e Profetit -paqja e Zotit qoftë mbi të – nuk ka qene ndonje kohe qe te quhet imsak, keshtuqe imsaku nuk eshte koha limit per tu mbyllur syfyri.
Syfyri zgjat deri në hyrjen e kohes se sabahut pra koha limit e syfyrit eshte ezani I sabahut qe eshte lajmerues i fytjes se kohes se sabahut dhe sa me shume te vonohet syfyri aq me mire eshte ashtu siç është përmendur në hadithin:
(ثلاث من أخلاق النبوة تعجيل الإفطار وتأخير السحور ووضع اليمين على الشمال في الصلاة)صححه الألباني في صحيح الجامع..
“Tre (veprime) janë prej moralit te Profecise: shpejtimi I Iftarit, vonimi i syfyrit dhe vendosja e dores se djathte siper te majtes ne namaz”
(Kete hadith e ka cilesuar Albani te sakte ne Sahihul-xhsmia)
Dhe shpejtimi I iftarit dhe vonimi I syfyrit eshte sunet (e pelqyeshme)
Nese koha e hyrjes se namazit te sabahut eshte psh 5.35 ti mund te fillosh te hash syfyr 15-20 min perpara dhe nese therritet ezani ne kohen e fytjes se sabahit atehere duhet te ndalohesh nga te ngrenit dhe te piret..Up-pointing red triangleNdersa persa I perket diteve te javes me te preferueshme te agjerimit jane dita e hene dhe enjte, sepse ne keto dite ngrihen veprat.
Argument per kete eshte hadithi në të cilin Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të – ka thënë :
(تعرض الأعمال يوم الاثنين والخميس، فأحب أن يعرض عملي وأنا صائم. )
“Ngrihen veprat ( ne qiell) diten e hene dhe te enjte dhe dua qe te ngrihen veprat dhe une te jem agjerues”
Gjithashtu eshte e preferueshme edhe agjerimi I tre diteve ne muaj duke u bazuar ne hadithin e Ebi Hurejres I cili thote:
(أوصاني خليلي صلى الله عليه وسلم بصيام ثلاثة أيام من كل شهر وركعتي الضحى وأن أوتر قبل أن أرقد) رواه البخاري
“Me keshilloi I dashuri im (Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të – per tre gjera:
-Agjerimi I tre diteve te çdo muaji
– dy rekate namaz duha
– dhe te fal vitrin para se te flej.
Transmeton Bukhariu
Keto dite mund ti zgjedhesh cilat te duash por me e mira eshte te jene dita 13, 14, 15 e cdo muaji te cilat qyhen ditet e bardha
أيام البيض
Four leaf cloverDobi:
Keto agjerime jane sunete dhe lejohet qe agjerimet sunete te bashkon ne nje dite agjerim dy ose edhe me shume nijete.
P.sh. ndonjehere qellon qe ditet e bardha te jene te marte, te merkure dhe te enjte, atehere nese don qe te perfitosh shperblimin e agjerimit te dites se hene e fillon qe te henen pastaj te marten, te merkuren dhe diten e enjte bashkon dy nijete agjerimin e dites se enjte dhe agjerimin si dite e bardhe te çdo muaji.
PushpinSqarim
Allahu te shperblefte moter. Jam shume e qarte per imsakun. Po ende kam nevoje te qartesohem per nijetin duke iu referuar konkretisht shembullit te dhene nga ti..dmth une duhet te agjeroj te 4 ditet dhe diten e hene po me nijetin qe te me konsiderohet si dite e bardhe..sjam shume e qarte si behet bashkimi I dy nijeteve..Gjithashtu kur une mbyll syfyrin me thirrjen e ezanit te sabahut kur duhet te fal sabahun me pas.?  A duhet te pres.?  Allahu te shperblefte inshAllah.
Large red circlePergjigje nga Adelina Kuçana:
Ne radhe te pare nijeti eshte ne zemer dhe nderkohe qe ti je zgjuar per syfyr kjo eshte e mjaftueshme per nijetin tend…Ditet e bardha jane vetem tre dhe ne shembullin qe solla une fillojne te marten…keshtu qe e hene nuk llogaritet dite e bardhe por ti e agjeron me nijetin qe eshte dite ne te cilen ngrihen veprat…ndersa te enjten qe konçidon dite e bardhe e agjeron me dy nijete: si te dite te bardhe dhe si te enjte ne te cilen ngrihen veprat…
Pra me nje dite agjerimi ke dy shperblime…Universal recycling symbol Kjo nuk ka dyshim qe le vend per te medituar se feja jone sa e meshirshme dhe sa shpresedhenese per njerezit qe e pasojne…ben nje veper dhe merr shperblim sikur ke bere dy,  pastaj shperblimi shumefishohet edhe me shume tek Allahu aq me teper kur flitet per agjerimin qe Allahu thote:
(إلا الصوم فإنه لي وأنا أجزي به)
” vetëm agjerimi qe eshte per mua dhe une e shperblej ate”
Ndersa sabahun qe ne momentin qe therritet ezani, i cili duhet te  therritet ne kohen e fytjes se sabahut, mund ta falesh, por te jesh siguruar qe sabahu eshte futur…
Zakonisht ne vendet tona kohet e namazit bazohen ne kalendar dhe jo ne kohen e sakte te hyrjes se namazit…
Keshtuqe mund te presesh 10-15 minuta ne menyre qe te jete e sigurt hyrja e kohes se sabahut dhe te falesh…
Ju gjithashtu mund të pëlqeni