Image default

Rritja e rasteve me coronavirus, Zemaj thërret në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot do të mbajnë një takim me Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Siç njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë, takimi do të mbahet në ora 11:00.

Theksojmë se javë më parë, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID. Ku për komunat që janë në zonë të kuqe është larguar ora policore, kurse është zgjatë orari i punës për qendrat tregtare dhe gastronomët.

Me vendimin e ri, të gjitha bizneset, sektori i gastronomisë dhe operatorët ekonomikë lejohen të punojnë deri në ora 22:00.

Ndërkaq, krahas lirimit të masave, në Kosovë është rritur edhe numri i personave të infektuar me coronavirus, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 398 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 572.

The post Rritja e rasteve me coronavirus, Zemaj thërret në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj dhe të tjerët dënohen për keqpërdorime me subvencione

Radio-Ahireti

E shtuna tragjike në rrugët e Kosovës, pesë të vdekur e 15 të lënduar në aksidente komunikacioni

Radio-Ahireti

Erdoğan teston autobusin elektrik pa drejtues të zhvilluar nga inxhinierët turq

Radio-Ahireti

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen

Radio-Ahireti

Erdhi për të votuar nga Shkupi, vdes brenda qendrës së votimit në Kaçanik

Radio-Ahireti

Izraelitët, stërvitje ushtarake mbi të mbjella paletineze

Radio-Ahireti