rritje-rekorde-e-ekonomise-kineze-ne-cerekun-e-pare-te-vitit

Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit

Ekonomia e Kinës u rrit për 18.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Autoritetet thanë se ky është kërcimi më i madh i bruto prodhimit të brendshëm, qëkur Kina ka nisur të mbajë shënime tremujore, në vitin 1992.

Megjithatë, shifra është më poshtë se pritjet e ekonomistëve për 19 për qind rritje.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës është tkurrur për 6.8 për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga sëmundja COVID-19.

“Ekonomia kombëtare bëri një start të mirë”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, e cila publikoi të premten të dhënat e çerekut të parë.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se COVID-19 është ende duke u përhapur globalisht dhe peizazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar – me pasiguri dhe paqëndrueshmëri të mëdha”, tha po ashtu Byroja e Statistikave.

Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike prej 6% në vitin 2021./rel

The post Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për këtë qytet

Radio-Ahireti

KFOR-i Turk donacion me karroca për Qendrën e kujdesit për fëmijë me nevoja të veçanta në Shtime

Radio-Ahireti

Kurti uron Ramën: Kosova dhe Shqipëria nuk munden pa njëra-tjetrën

Radio-Ahireti

Katërmbëdhjetë viktima nga COVID-19 dhe sërish mbi 1 mijë të infektuar në Shqipëri

Radio-Ahireti

Moscertifikimi i listave – nesër afati i fundit që të vendoset për ankesat e LVV-së, AAK-së dhe Nismës

Radio-Ahireti

Paga në sektorin privat, më e ulët se ajo minimale

Radio-Ahireti