ruset-+-kinezet-=-“konvidecija”

Rusët + kinezët = “Konvidecija”

Ajo quhet “Konvidecija”, dhe rezultatet tashmë janë të dukshme, tha drejtori i ndërmarrjes farmaceutike “Petrovax”, Mikhail Ciferov, në një intervistë për Sputnik.

“Tregues të lartë të sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës ruso-kineze “Konvidecija” Ad5-nKov (Ad5-nCov) janë vërejtur. 92.5 për qind e vullnetarëve kanë zhvilluar nivele të larta të antitrupave ndaj COVID-19″, tha Ciferov, transmeton lajmi.net.

Vaksinimi i parë i vullnetarëve me këtë vaksinë filloi në shtator të vitit 2020 dhe deri më sot numri i tyre është rritur në 5,000. Thuhet gjithashtu se një kërkesë për regjistrim është dorëzuar tashmë në nëntor të vitit të kaluar, dhe më 1 shkurt, Komitetit të Pavarur të Monitorimit të të Dhënave (IDMC) konfirmoi se vaksina “Konvidecija” plotëson kriteret e sigurisë dhe efikasitetit në provën ndërkombëtare të fazës III.

Kompanitë pretendojnë se vaksina nuk ka efekte anësore serioze dhe se vetëm 34.2 për qind e atyre që e morën atë kishin reagime më të lehta ndaj vaksinës, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe lodhje.

Plani i krijuesve të vaksinës ruso-kineze është ta ofrojnë atë për të gjitha vendet që e duan atë, dhe kapaciteti i fabrikës është 160 milionë doza të vaksinave në vit.

Para pak kohësh, Agjencia Evropiane e Barnave filloi procedurën e regjistrimit të vaksinës ruse, por gjatë rrugës, u rekomandohej vendeve anëtare që të mos e porosisnin atë vaksinë derisa të përfundonte e gjithë procedura. /Lajmi.net/

 

 

TË ngjajshme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

Radio-Ahireti

Kurti emëron zëvendësministër të Financave të dënuarin për keqpërdorime me para të shtetit

Radio-Ahireti

Si do të votonte Haradinaj në referendumin për bashkim Kosovë-Shqipëri?

Radio-Ahireti

Behramaj thotë se Kurti s’ka njerëz as për t’ia shkruar një status: Ndoshta edhe ka, por nuk iu beson

Radio-Ahireti

Daut Haradinaj, Kurtit: Urime Albin, mbaji fjalët

Radio-Ahireti

Tomë Gashi përgatit padi ndaj Dick Martyt dhe Carla Del Pontes

Radio-Ahireti