rusia-debon-nje-diplomat-ukrainas

Rusia dëbon një diplomat ukrainas

Sosoniuk, i cili është ndaluar më 17 prill, para se të lirohej dhe të kthehej në konsullatë, duhet të largohet nga territori rus deri më 22 prill, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes një deklarate.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se Sosoniuk ka tentuar të sigurojë informacion për databazat rreth sundimit të ligjit në Rusi, gjatë një takimi me një qytetar të paidentifikuar rus.

Këto zhvillime vijnë në kohën e tensioneve në rritje në mes të të dyja shteteve, pasi Moska ka rritur prezencën ushtarake afër kufirit me Ukrainën, si dhe në Krime, rajonin e aneksuar nga po ky shtet.

Marrëdhëniet në mes të Kievit dhe Moskës kanë qenë të tensionuara prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014 dhe ka nisur mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët në disa zona në lindje të Ukrainës.

Më shumë se 13,000 persona kanë vdekur si pasojë e konfliktit në lindje të Ukrainës, prej prillit të vitit 2014. /REL

TË ngjajshme

Fatmir Sejdiu shtrihet në Klinikën Infektive pas infektimit me COVID-19

Radio-Ahireti

Konjufca: Kushtetuta është vetë shteti

Radio-Ahireti

Lajmet e rreme dhe ndikimi i tyre në proceset politike në Kosovë

Radio-Ahireti

Saramati: Objekti në Kukës që përmendet nga Specialja, shërbeu vetëm si pikë grumbulluese për ushtarët e UÇK-së

Radio-Ahireti

LDK dhe PDK partitë me të gjobitura në Prishtinë, deri më tani në këtë qytet u shqiptuan mbi 18 mijë euro gjoba

Radio-Ahireti

Biznesmeni kërkon nga qeveria 50 mln euro për sektorin privat: Ndryshe, vdesim nga uria

Radio-Ahireti