rusia-e-viktimizon-serbine-ne-okb-duke-perdorur-deklaratat-e-kurtit-per-dialogun

Rusia e viktimizon Serbinë në OKB duke përdorur deklaratat e Kurtit për dialogun

Përfaqësuesi rus në fillimin e fjalimit të tij, tha se me vendosjen e flamurit shtetëror, nuk po respektohen vendimit e Këshillit të Sigurimit, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kjo mbledhje ka mundur të vazhdohet vetëm në frymën e asaj se takimi i sotëm nuk ka qenë formal, ngase po të ishte i tillë, s’do të lejohej mbajtja e flamurit.

“Para se të filloj me deklaratën time, dëshiroj të theksoj mungesën e respektimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit. Siç thatë ju, ne është dashur të mbajmë pauzë për ta diskutuar situatën e krijuar në frymë të faktit se Federata Ruse dhe shumica e anëtarëve tjerë nuk e njohin flamurin e Kosovës. Demonstrimi i flamurit, një etniteti të panjohur, është i papranueshëm. Takimi ka mundur të vazhdohet me mirëkuptimin e thjeshtë se këto takime janë jo-formale që mbahen në takime online, dhe procedurat nuk vlejnë në këto takime. Pavarësisht se çfarë backroundi e ka zgjedhur Gërvalla, kjo nuk ka asnjë ndikim çfarëdo qoftë në këtë takim”, thuhet tutje.

Tutje, ai ka cituar deklaratat e kryeministrit Kurti se dialogu nuk është prioritet parësor, duke aluduar se Serbia po tregohet e gatshme për këtë proces, teksa Kosova po e bllokon.

“Zgjidhja e problemit të Kosovës mund të zgjidhet vetëm përmes Rezolutës 1244. Na vjen keq që nuk ka përparime në dialogun e lehtësuar nga BE. Arsyeja kryesore është mungesa e një qasjeje konstruktive. Shqiptarët e Kosovës ende nuk e kanë pranuar marrëveshjen e Brukselit. Përkushtimi më i rëndësishëm është krijimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Për më tepër, liderët e Kosovës kanë folur për mundësinë e mbajtjes së një referendumi për bashkimin me Shqipërinë. Dialogu është poshtë në listën e prioriteteve të tyre. Kërkojmë nga BE që të jetë e paanshme dhe të mos bëj presione për afatet për dialogun”, tha ai.

Madje përfaqësuesi rus përmendi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit, për të cilin tha se VV arriti ta zgjidhë vetëm me asistencë të diplomatëve.

“Vetëm në herën e tretë, në asistencë të diplomatëve, Vetëvendosje arriti ta zgjedhë presidentin. Për çfarë triumfi të demokracisë po flasim këtu”, tha ai.

Përveç kësaj,  ai përmendi edhe sulmet terroriste në Vjenë, ku ishin të përfshirë edhe disa shqiptarë.

“Kosova është bërë vend i islamistëve, dhe këtë e tregojnë edhe sulmet terroriste në Vjenë”, tha tutje përfaqësuesi rus. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Policia realizon plane në interes të shëndetit publik

Radio-Ahireti

Arrestohen pesë persona që ishin të kërkuar nga Policia e Kosovës

Radio-Ahireti

Kina zbulon trenin që ‘mund të udhëtojë me shpejtësi prej 600 kilometra në orë’ – paramendojeni, nga Londra në Paris, vetëm për 50 minuta (Foto/Video)

Radio-Ahireti

Vitia: Askush s’ka refuzuar vaksinën, prej datës 9 maj pritet të nis vaksinimi i personave mbi 80 vjeç

Radio-Ahireti

Zyrtari i LDK-së i reagon nënkryetarit të partisë: Lojë e ndyrë

Radio-Ahireti

FBAK reagon pas sulmit me armë zjarri ndaj alpinistëve kosovarë në Zubin Potok

Radio-Ahireti