rusia-paralajmeron-kunderpergjigje-ndaj-sanksioneve-amerikane

Rusia paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sanksioneve amerikane

“Duke marr parasysh se si (SHBA-ja) po sillet tani dhe se si ata kanë publikuar të gjitha listat e sanksioneve, mendoj se ne po ashtu do t’i befasojmë ata së shpejti. Po punojmë për këtë gjë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë një interviste televizive më 5 mars.

Uashingtoni njoftoi më 2 mars se ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë, përfshirë edhe zëvendësshefin e stafit të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA-ja tha se sanksionet vijnë pas përfundimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) qëndron prapa helmit të Navalnyt. Helmimi ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Navalny u arrestua në janar në Moskë, pasi arriti nga Gjermania, ku u trajtua për helmimin me agjentin nervor Noviçok. Ai fajëson presidentin Putin se ka urdhëruar helmimin ndaj tij.

Edhe Bashkimi Evropian ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë rusë për helmimin ndaj Putinit, por edhe për burgosjen e tij.

Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm, që kishte të bënte për keqpërdorim fondesh. Ai ka thënë se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht.

TË ngjajshme

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Radio-Ahireti

Hoxhaj nga Malisheva: Albin Kurti po i ikën debatit me mua sepse s’ka program të përballet

Radio-Ahireti

56 pacientë të prekur me COVID-19, 10 prej tyre në gjendje të rëndë

Radio-Ahireti

Krasniqi: Osmani e kërcënoi me shkarkim Dakën për ta detyruar të moszbatojë aktgjykimin e Kushtetueses

Radio-Ahireti

Mbështetësi i Albin Kurtit mbrëmjen e kalon në kazino

Radio-Ahireti

Qenkan prek “gjenerata e re reformatore”, Selmanaj u kundërpërgjigjet udhëheqësve të partisë

Radio-Ahireti