Image default

Sa persona nga diaspora kanë aplikuar për votim deri më tani

Elezi një gjë të tillë e ka bërë të ditur në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7, teksa ka shtuar se 35,200 janë të aprovuara.

“Deri më sot, në orën 12, në sistem janë futur rreth 65 mijë aplikacione deri më sot, që nga koha kur ka filluar periudha e aplikimit për votim në zgjedhjet e Kosova. Të aprovuara janë rreth 35,200 aplikacione. Pjesa më e madhe e tyre, më shumë se 20 mijë, deri në orën 12, janë rreth 85 mijë e-maila të pa-hapura”, ka deklaruar Elezi.

Tutje, ai ka sqaruar për opinionin publik edhe lidhur me ankesat që kanë marrë lidhur me thirrjet në orët të vona, për shkak të zonave të ndryshme kohore.

“Deri më tani ne kemi kontaktuar me mijëra aplikues. KQZ ka miratuar vendimin përmes të cilit, qendra e thirrjeve, do të kontaktojnë aplikuesit me zona të ndryshme kohore. Aplikuesit do të kontaktohen përgjatë orës lokale të orarit të rregullt. Në rast se nuk lajmërohet, ne do iu kontaktojmë prapë edhe pas orarit të rregullt”, ka thënë ai.

TË ngjajshme

Besim Dina pas votimit: Sonte do të qeshim me ata që janë të pasionuar pas partive politike

Radio-Ahireti

Hoti: Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe kur s’na konvenojnë

Radio-Ahireti

Rritje e lehtë e numrit të rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë javët e fundit, situata vlerësohet stabile

Radio-Ahireti

Zgjedhjet e shpeshta po e bëjnë shtetin joserioz, ndikim negativ edhe në ekonomi

Radio-Ahireti

Mbi 1 mijë e 500 viktima nga COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

Radio-Ahireti

​BE dakordohet me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës

Radio-Ahireti