salca-me-hudhra,-limon-dhe-vaj-ulliri-–-receta

Salca me hudhra, limon dhe vaj ulliri – Receta

Hudhrat janë ato që i japin lezetin kuzhinës, transmeton lajmi.net.

Aroma e tyre karakteristike, megjithëse  shumë mund të mos e preferojnë, i jep gatimit një tjetër shije.

Ato janë edhe një vlerë e vërtetë për organizmin , prandaj mundohuni që herë pas here t’i bëni pjesë të vakteve tuaja.

Në recetën e sotme, ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë se si t’i bëni gatimet tuaja akoma më të shijshme.

Përbërësit

4 thelpinj hudhër

1 lugë çaji kripë

250 ml vaj ulliri

50 ml lëng limoni

1 e bardhë veze

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, përzgjidhni fillimisht të gjithë përbërësit dhe ti vendosni në një tavolinë pune.

Më pas në një mikser shtoni thelpinjtë e hudhrës, bashkë me sasinë e kripës.

Filloni t’i përzieni me shpejtësi të dy këta përbërës për disa sekonda.

Shtoni edhe vajin pak nga pak duke vazhduar me përzierjen e avashtë në mënyrë graduale.

Shtoni po kështu edhe lëngun e shtrydhur të një limoni të freskët dhe vazhdoni përzierjen, derisa e gjithë masa të jetë bashkuar me njëra tjetrën.

Në fund shtoni tek mikseri 1 ose 2 të bardha vezësh në varësi të sasisë së salcës që dëshironi të përgatisni e më pas përzieni përsëri.

Përzierja duhet të vazhdojë derisa salca të arrijë një dendësi të ngjashme me atë të majonezës.

Kur të jetë gati vendoseni në një enë të posacme për salca dhe ruajeni të mbyllur në frigorier ose konsumojeni menjëherë.

Shërbejeni me pjata mishi, siç është pula apo mishi i kuq.

Një mënyrë e mirë e shijimit të kësaj salce do të ishte lyerja e bukës së thekur.

Gjithashtu mund ta shtoni tek sallatrat e ndryshme në formën e salcës.

Ruajeni të mbyllur në frigorifer, për jo më shumë se një javë. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Shishqebap shtëpie – Receta e duhur për shije të paharrueshme

Radio-Ahireti

Laskër turshi me kripë – Tradita e Shqipërisë

Radio-Ahireti

Si të gatuani lakrat e Brukselit në mënyrë që të ruani vlerat dhe shijen

Radio-Ahireti

Pite me miell misri në tigan – Receta e lehtë dhe e shpejtë

Radio-Ahireti

Byrek i shpejtë i shtëpisë me petë të gatshme

Radio-Ahireti

Toptha të freskët çokollate – vegane, të shijshme, pa xhelatinë

Radio-Ahireti