Image default

Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim që të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Vendimi për vazhdimin e paraburgimit për Mustafën është publikuar mbrëmjen e kaluar, teksa i njëjti po vazhdon të përballet me akuzat e shumta të cilat i janë bërë në kuadër të kësaj gjykate.Në vendim thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake në përputhje me rrethanat konstaton se kushtet e propozuara, duke përfshirë çdo kufizim shtesë të vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake, do të zvogëlojnë në mënyrë të pamjaftueshme rreziqet e pengimit të procedurave Speciales për kryerjen e hetimeve të mëtejshme dhe për këtë arsye, Mustafa duhet të mbetet në paraburgim, raporton lajmi.net.

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshime për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrat, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.Mustafa u paraqit për herë të parë para gjykatës saktësisht më 28 shtator të vitit 2020, ku edhe pati theksuar se nuk dëshiron të deklarohet lidhur me akuzat të cilat po i bëhen.

Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.

The post Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

​Zemaj i bindur që gjatë këtij muaji në Kosovë arrijnë vaksinat antiCOVID-19

Radio-Ahireti

Qytetarët e Kamenicës në hall nga mushkonjat (Video)

Radio-Ahireti

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata brenda një viti dërgon 977.3 milionë euro në Kosovë

Radio-Ahireti

Pesë të vdekur dhe 284 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Numërohen mbi 97 për qind e votave, LVV me 48.18 %, PDK 17.32 %, LDK 13.19 % dhe AAK me 7.4 %

Radio-Ahireti

Daka viziton qendrën e thirrjeve: Procesi është i komplikuar, kritikat janë dashakeqe

Radio-Ahireti