san-marino-nis-vaksinimin-me-doza-ruse

San Marino nis vaksinimin me doza ruse

Sipas autoriteteve kjo është një dritë në fund të tunelit. Pas dy muajsh pritje, zyrtarët e San Marinos thanë për Euronews që nuk mund të prisnin më gjatë për programin e shpërndarjes së vaksinave Covax.

Ditën e enjte, u vaksinuan të parët 25 punonjës shëndetësor. Sfida më e madhe e autoriteteve është që të bindin skeptikët për sigurinë e vaksinës ruse pavarësisht faktit që nuk ka marrë ende miratim nga Agjencia Europiane e Barnave.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin që njerëzit janë të shqetësuar dhe dyshues. Këtë vendim e morëm në dakordësi të plotë me autoritetet tona shëndetësore, të cilat vlerësuan çdo aspekt të sigurisë shëndetësore. Do të sigurohemi që të informojmë të gjithë shtetasit tanë për çdo paqartësi”, tha Teodoro Lonferrnini, ministër i Punës i San Marinos, raporton euronews.al.

Mjekët dhe infermierët që u vaksinuan, u shprehën se më në fund kanë mundësi të marrin frymë sërish.

“Dua ti drejtohem të gjithë qytetarëve që pas kaq shumë ditësh pritje, më në fund dozat e para mbërritën”, shprehet Roberto Venturini, doktor.

Ministri i Punës së San Marinos deklaroi për Euroneës se çdo dozë e vaksinës Sputnik V i kushton shtetit rreth 10 euro dhe në ditët në vijim pritet të mbërrijnë edhe doza të tjera të kësaj vaksine

San Marino ka firmosur edhe një marrëveshje me qeverinë italiane dhe së shpejti pritet të mbërrijnë edhe dozat e para të vaksinës Pfizer.

“Vonesat janë pasojë e proceduarve të tej zgjatura burokratike dhe për këtë nuk ka asnjë përgjegjësi si qeveria e San Marinos ashtu edhe ajo e Italisë”, deklaroi Roberto Ciavatta, ministër i Shëndetësisë në San Marino.

Shumë njerëz e shohin ofertën e Rusisë për vaksinat Sputnik V si një mënyrë për të rritur influencën e Kremlinit në Europë. Por në rastin e republikës së vogël të San Marinos, marrëdhëniet diplomatike me Rusinë kanë ekzistuar prej kohesh.

“Të gjithë e dinë që Republika e San Marinos gëzon marrëdhënie të mira diplomatike me të gjithë shtetet e fuqishme në Botë. Kjo është natyra e shtetit tonë. Ne jemi një shtet neutral që ka mbajtur marrëdhënie, diplomatike, politike dhe ekonomike në të gjitha nivelet. Kjo na ka lejuar të kemi marrëdhënie të privilegjuara me shtetet e tjerë”, ka shtuar Lonfeernini.

Por në mënyrë që fushata e vaksinimit të jetë efektive, shteti i vogël duhet të sigurohet që dërgesat e vaksinës nga Bashkimi Evropian të mbërrijnë në kohë.

TË ngjajshme

Studentët në takim me Hotin, u plotësohen disa kërkesa

Radio-Ahireti

Ministri serb i Shëndetësisë: Do të furnizohemi edhe me mbi 2 milionë vaksina të Pfizerit

Radio-Ahireti

Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK-së prej atyre të partive tjera

Radio-Ahireti

Saramati: Objekti në Kukës që përmendet nga Specialja, shërbeu vetëm si pikë grumbulluese për ushtarët e UÇK-së

Radio-Ahireti

Norvegjia mbyll kufijtë për të gjithë jorezidentët

Radio-Ahireti

Biden përgatitet t’u japë shtetësinë 11 milionë emigrantëve

Radio-Ahireti