sbashk-u:-subjektet-politike-se-kane-deshmuar-kurre-qe-arsimi-ka-qene-prioritet

SBAShK-u: Subjektet politike se kanë dëshmuar kurrë që arsimi ka qenë prioritet

SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të tyre i kujton se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’jep gjithmonë përparësi dialogut me institucionet, por në mungesë të vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut.

Në vitet e kaluara SBASHK organizonte aktivitete të shumta nëpër komuna e Universitete dhe bënte përmbylljen e këtyre aktiviteteve me Manifestimin madhështor në Pallatin e sporteve “1 Tetori” për të festuar 7 Marsin e për të shprehur respektin meritor për kontributin e lartë të pishtarëve të dijes. Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia ky Manifestim nuk u mbajt në Prishtinë, por u shpërnda nëpër gjithë komunat e Kosovës dhe në Universitete.Kështu të premten dhe të shtunën, SBASHK-u organizoi nëpër komunat e Kosovës ceremoni festive me kolegët e pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e këndej, që kanë punuar me vite e dekada në çerdhe, Arsimin Parauniversitar apo Universitete, duke u ndarë mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre e duke kujtuar me fjalë rasti kontributin e lartë të pishtarëve të dijes që nga shkolla e parë shqipe e deri në ditët e sotme.

Në këto takime festive është folur edhe për sfidat dhe angazhimin në shërbim të arsimit nëpër vite e dekada dhe me krenari është vlerësuar se SBASHK-u ka arritur të realizojë në tërësi kërkesat e anëtarësisë dhe kështu do të vazhdohet edhe sot e gjithmonë.

SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe kujton subjektet politike dhe liderët se kishin deklaruar vazhdimisht se arsimin e kanë prioritet, por me të ardhur në pushtet nuk e kanë dëshmuar këtë.SBASHK-u do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’ jep gjithmonë përparësi dialogut me institucionet, por në mungesë të vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut .

The post SBAShK-u: Subjektet politike se kanë dëshmuar kurrë që arsimi ka qenë prioritet appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Blinken, thirrje Bosnjes të reformojë sistemin zgjedhor

Radio-Ahireti

33 viktima dhe mbi 1 mijë e 200 raste me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Radio-Ahireti

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së, diskutohet për Kosovën

Radio-Ahireti

Fëmijët nuk lejohen në Xhaminë e Profetit (a.s), shkak pandemia

Radio-Ahireti

Arrijnë në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës

Radio-Ahireti

17 të vdekur dhe 1 mijë e 112 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti