senati-amerikan-ndalon-bartjen-e-armeve-gjate-protestave-–-permendet-edhe-kosova

Senati amerikan ndalon bartjen e armëve gjatë protestave – përmendet edhe Kosova

Senati i Washingtonit të enjten ka votuar për të ndaluar bartjen në duar të armëve të zjarrit dhe të tjerave, jo vetëm në kampusin e shtetit Capitol, por edhe në demonstrata të lejuara në hapësirat publike në mbarë shtetin.

Kalimi i këtij amendamenti 5035 vjen pas disa muajsh protestash në mbarë vendin kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga forcat e rendit, shkruan thedailyworld.com, transmeton klankosova.tv.

Pas një debati prej më shumë se një ore, projektligji kaloi në dhomën e kontrolluar nga demokratët me 28-20. I njëjti projektligj pritet të shkojë tani në Dhomën e Përfaqësuesve për shqyrtim.

Në një fjalim emocional, Senatori Steve Hobbs ka treguar arsyet pse ka votuar kundër bartjes së armëve në duar nga ana e autoriteteve gjatë zhvillimit të protestave.

“Kur isha në Kosovë duke u përballur me një turmë të zemëruar serbe, gati sa nuk qëlluam mbi këta njerëz,” tha Hobbs. “Për shkak se është e frikshme … por ne ishim të disiplinuar”.

“Sepse unë garantoj nëse nuk jeni mjaft i disiplinuar kur qëlloheni me gurë dhe kur keni një armë zjarri,” shtoi Hobbs më vonë, “ju do ta përdorni atë armë zjarri”.

TË ngjajshme

Ironizon Haxhiu: Privilegj për Kurtin të gjuhet me vezë të Drenicës

Radio-Ahireti

Vajzës nga kryeqyteti qentë endacakë ia shkatërrojnë veturën

Radio-Ahireti

Problemet post-Covid, rriten vizitat për problemet në zemër

Radio-Ahireti

Kurti: Na duhen mbi 61 deputetë, dilni në zgjedhje kush i mbush 18 e kush i ka 98 vjet

Radio-Ahireti

Shqipëri: Koronavirusi i merr jetën regjisorit Kujtim Gjonaj

Radio-Ahireti

Syla për punësimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës në ministri të Mbrojtjes: Paska mu kënaq ushtria

Radio-Ahireti