senati-francez-miraton-propozimin-per-te-ndaluar-lutjet-ne-universitete

Senati francez miraton propozimin për të ndaluar lutjet në universitete

Senati i Francës miratoi dje vonë shtimin e ndalimit të praktikave fetare në korridoret universitare në projekt-ligjin e diskutueshëm për të luftuar “separatizmin Islam”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke diskutuar projekt-ligjin, i cili është kritikuar për kufizimin e muslimanëve, Partia Republikane e qendrës së djathtë (LR) propozoi shtimin e një klauzole që ndalonte lutjet në korridoret e universitetit si dhe ndalonte aktivitetet fetare që mund të pengonin aktivitetet arsimore.

Megjithëse senatorët e Partisë së majtë dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer kundërshtuan propozimin, ai u pranua përmes votave të senatorëve të krahut të djathtë.

Më 16 shkurt të këtij viti, Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projekt-ligjin, i cili do të debatohej në Senat më 30 mars. Ai pritet të kthehet në Asamblenë Kombëtare pas votimit.

Kjo u prezantua nga presidenti Emmanuel Macron vitin e kaluar për të luftuar të ashtuquajturin “separatizëm Islam”.

Projekt-ligji është kritikuar sepse synon komunitetin musliman dhe vendos kufizime në pothuajse çdo aspekt të jetës së tyre.

Ligji parashikon ndërhyrjen në xhami dhe shoqatat përgjegjëse për administrimin e tyre si dhe kontrollimin e financave të shoqatave dhe organizatave joqeveritare që u përkasin muslimanëve.

Ai kufizon zgjedhjet arsimore të komunitetit musliman duke parandaluar familjet që t’u japin fëmijëve arsimim shtëpiak.

Projekt-ligji gjithashtu ndalon pacientët të zgjedhin mjekë në bazë të gjinisë për arsye fetare ose të tjera dhe e bën “arsimin sekularist” të detyrueshëm për të gjithë zyrtarët publikë. /aa

The post Senati francez miraton propozimin për të ndaluar lutjet në universitete appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shqipëri, 19 të vdekur dhe 986 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Turbullohet uji në Liqenin e Badocit, reduktime në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq

Radio-Ahireti

9 viktima dhe 294 raste të reja me Covid-19

Radio-Ahireti

Tragjedi hekurudhore në Egjipt, 11 të vdekur dhe 100 të plagosur

Radio-Ahireti

Përveç UEFA-s, edhe FIFA i bashkohet bojkotit të klubeve angleze ndaj mediave sociale

Radio-Ahireti

Protesta kundër kryeministrit izraelit Netanyahu në Kuds

Radio-Ahireti