Image default

Serbi i quan shqiptarët terroristë, kërcënon Kurtin: Do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar përmes llogarisë në twitter, ndërsa ka bërë një reagim ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ndërsa Kurti shkruan dhe kërkon që të ndiqen dorasit e këtij incidenti, në një replikë, një serb, i shkruan se Nenad Rashiq është i njëjtë me Listën Serbe.

Tutje ai prezanton veten si ”serb të rinjë”, ku më pas duke quajtur shqiptarët terroristë, i drejtohet Kurtit se ”do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj”.

”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shprehet drejt Albin Kurtit, një person që mban llogarinë me emrin Ivica Kostic.

Ky kërcënim, vie pasi Kurti dënoi si vijon sulmin brutal ndaj Nikolla Rashiq, njofton Klan Kosova.

”Unë dënoj ashpër sulmin e sotëm brutal ndaj 18 vjeçares Nikolla Rashic, djali i Kreut të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashic.

Ky është një sulm ndaj qytetarëve tanë & lirisë së tyre dhe ata që e organizuan atë duhet të ndiqen dhe të sillen para drejtësisë.

The post Serbi i quan shqiptarët terroristë, kërcënon Kurtin: Do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Si u tërhoq drejt betejës vdekjeprurëse për të vërteten themeluesi i Helmetave të Bardha në Siri

Radio-Ahireti

Sot në shkolla, ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Pavarësisë

Radio-Ahireti

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, Osmani: Jemi duke pritur që ta marrim pagën e janarit

Radio-Ahireti

Dy të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Reduktime të ujit të pijshëm në Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë

Radio-Ahireti

Kurti e Osmani vizitojnë Shtëpinë Shkollë të familjes Hertica

Radio-Ahireti