serbi,-mberrin-kontingjenti-i-ri-prej-500.000-dozave-te-vaksines-sinopharm

Serbi, mbërrin kontingjenti i ri prej 500.000 dozave të vaksinës Sinopharm

Në Serbi ka mbërritur një kontingjent i ri prej 500.000 dozave të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) Sinopharm nga Kina, ndërsa ato u pritën nga kryeministrja Ana Brnabiç, e cila deklaroi se deri më tani janë dorëzuar 2,5 milionë doza nga ky vend në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, Brnabiç deklaroi se Serbia aktualisht disponon diçka më pak se një milion vaksina nga prodhues të tjerë, dhe se nesër me dorëzimin e rreth 106.000 doza të vaksinës Pfizer /BioNTech, numri i përgjithshëm i vaksinave që shteti ka furnizuar tejkalon 3,5 milionë.

Sipas saj, rreth 26 për qind e popullsisë së rritur të Serbisë morën të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa rreth 20 për qind e qytetarëve janë rivaksinuar.

“Qëllimi është që rreth 40 për qind e qytetarëve të vaksinohen me dozën e parë deri në fund të prillit”, shtoi ajo.

Më shumë se 51 për qind e qytetarëve midis moshës 65 dhe 74-vjeç u vaksinuan, ndërsa 42 për qind e popullsisë në kategorinë mbi moshën 75-vjeç u vaksinuan, deklaroi kryeministrja e Serbisë. /aa

The post Serbi, mbërrin kontingjenti i ri prej 500.000 dozave të vaksinës Sinopharm appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Bota dënon sulmin e forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa

Radio-Ahireti

Daka viziton qendrën e thirrjeve: Procesi është i komplikuar, kritikat janë dashakeqe

Radio-Ahireti

BE siguron vaksina për 70% të të rriturve deri në korrik

Radio-Ahireti

Laureatja e Nobelit për Paqe dënon sulmet e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa

Radio-Ahireti

FMN: Korona po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

Radio-Ahireti

Biden tërhiqet nga vendimi për kapacitetin e pranimit të refugjatëve

Radio-Ahireti