shejh-sudais-ploteson-38-vjet-si-imam-i-qabese

Shejh Sudais plotëson 38 vjet si imam i Qabesë

Shejh Abdul Rehman Al Sudais të dielën përfundoi 38 vjet nga emërimi i tij si imam i Mesxhid Al Haram, në Mekë.

Sh.Sudais u emërua si imam i Mesxhid Al Haram, Mekë me Dekretin Mbretëror të lëshuar nga Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Fahad bin Abdulaziz në 1984 në moshën 22 vjeç.

Sh. Sudais udhëhoqi namazin e tij të parë në muajin maj 1984.

Që atëherë, Shejh Sudais u bë i dashur nga muslimanët në të gjithë botën për leximin e tij të Kuranit (Kiraetet).

Sh. Sudais u emërua si Hatib (ligjerues) dhe pastaj Kryeimam i Mesxhid Al Haram.

Në 2012, Sh. Sudais u emërua President i Presidencës së Përgjithshme që mbikëqyr Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta.

Ndërsa Presidenti Sheik Sudais udhëhoqi namazin e tij të parë në Masjid Al Nabawi, Xhaminë e Profetit (a.s) në 2014.
Në vitin 2020, Sh. Sudais gjithashtu kishte nderin të kompletonte Kuranin gjatë Ramazanit për të 30-tin vit radhazi dhe të bënte lutjen e përfundimit të Kur’anit (duanë e hatmesë). /Mesazhi.com

The post Shejh Sudais plotëson 38 vjet si imam i Qabesë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Të gjitha rrugët në përgjegjësi të MI-së, janë të kalueshme

Radio-Ahireti

S’ka masa të reja anti-COVID, Zemaj: Nuk do të marrim vaksina nga Serbia dhe Rusia

Radio-Ahireti

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Radio-Ahireti

​Masat antiCOVID-19, Ambasada e Kosovës në Itali del me njoftim të rëndësishëm

Radio-Ahireti

AGK dënon ashpër kërcënimin e ekipit të Klan Kosovës

Radio-Ahireti

Rreth 40 mijë raste me koronavirus në 24 orë në Turqi, ndërrojnë jetë 152 pacientë

Radio-Ahireti