sherbimi-evropian-per-pune-te-jashtme:-koha-per-marreveshje-finale-kosove-–-serbi

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme: Koha për marrëveshje finale Kosovë – Serbi

Në një deklaratë të lëshuar me rastin e 10- vjetorit të fillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, EEAS konstaton se “se janë arritur marrëveshje të rëndësishme të cilat sot mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se janë integruar strukturat e drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës, kurse Kosova e ka kodin e saj telefonik ndërkombëtar dhe mundësinë për të marrë pjesë në forume rajonale”.

Më tej thuhet se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë 10 viteve të procesit, morën pjesë tre përfaqësues të lartë të BE-së, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe tani Josep Borrell dhe se dialogu u zhvillua në një proces të nivelit të lartë politik, që prek çështjet më komplekse dhe më të ndjeshme në bazën e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kishte momente të vështira dhe periudha krize, dhe nganjëherë mund të dukej e pamundur t’i vazhdosh bisedimet. Mirëpo, në fund edhe Kosova, ashtu edhe Serbia treguan përkushtim të palëkundur, duke ditur që rrugët e tyre drejt Bashkimit Evropian kalojnë përmes dialogut”, thuhet në deklaratën e EEAS.

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme vlerëson gjithashtu se një dekadë është një periudhë e gjatë dhe se mund të pritet që dialogu tani do të arrijë pjesën e tij të fundit.

“Bashkimi Evropian beson vendosmërisht se është koha që dialogu të përmbyllet me sukses me një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe punon me të dy palët për të arritur këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e EEAS. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

SHBA-ja mund ta arrijë imunitetin e tufës deri në verë

Radio-Ahireti

Autoritetet pa fokus ndaj variantit të ri të COVID-19

Radio-Ahireti

Shqiprim Arifi fiton zgjedhjet

Radio-Ahireti

Haradinaj-Lajçakut: Dialog i cili si epilog ka njohjen në kufijtë ekzistues

Radio-Ahireti

Geci: Vetëvendosje bën gjithçka për një grusht votash

Radio-Ahireti

Dy kërcënuesit e kryetarit të Kamenicës kërkojnë të hyjnë në marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë

Radio-Ahireti