shishqebap-shtepie-–-receta-e-duhur-per-shije-te-paharrueshme

Shishqebap shtëpie – Receta e duhur për shije të paharrueshme

Dikur ka qenë një nga gatimet më speciale e më të veçanta mes gjithë recetave të përgatitjes së mishrave. Por edhe sot shija e tij të mrekullon njëlloj.

Përtej origjinës orientale, shishqebabi është një gatim aq i vjetër shqiptar sa vendlindja e tij nuk ka më rëndësi.

Shishqebapi përgatitet me të gjitha mishrat, dashi, qengji, viçi të njomë, patjetër edhe pule.

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

500 gr mish tul (Përzgjedhja e mishit sipas preferencës, nëse do përdorni mish viçi atëherë mishi duhet të jetë shumë i njomë)

1-2 kokrra qepë mesatare

2-3 lugë gjelle me vaj ulliri

2 lugë gjelle me uthull

2 gjethe dafine

Kripë

Piper

Rigon

Përgatitja

Tuli i pastruar i mishit pritet në kubikë mesatarë (2.5 – 3 cm), vendoset në një tas dhe marinohet me uthull, vaj ulliri, piper, majdanoz, gjethe dafine dhe qepë të prera në rrathë 1 centimetër.

Të gjitha këto përzihen dhe lihen në frigorifer (jo në ngrirje) për 3-4 orë, në mënyrë që mishi të marinohet plotësisht me të gjithë përbërësit.

Zakonisht, në këto raste nuk hidhet kripë, sepse mishi lëshon lëng dhe forcohet.

Shishqebapi përgatitet në çast, disa minuta para ngrënies.

Mishi kalohet në një shufër druri të hollë (gjenden në çdo supermarket). Si fillim kalohet një nga kubikët e mishit, një rrathë qepe (nga qepët që i janë hedhur mishit gjatë marinimit me erëza), përsëri një nga kubikët e mishit dhe kështu me rradhë.

Nëse preferoni, gjatë përgatitjes së shishqebapit mund të shtoni edhe perime të ndryshme të prera në rrathë ose kubikë.

I hidhet kripë, rigon dhe piqet në zgarë të vendosur mbi sobë ose mbi prush.

Shishqebapi shërbehet i ngrohtë dhe shoqërohet me sallata të ndryshme, speca të pjekur, qepë të grira hollë, lakër e bardhë turshi, patate furre apo të fërguara etj. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Supa e beut – Tradita e Prizrenit

Radio-Ahireti

Ullinjë, presh dhe portokalle – Sallata që duhet ta provoni patjetër

Radio-Ahireti

Bukë e mbushur me djath dhe hudhra – Dreka e thjeshtë dhe e shijshme

Radio-Ahireti

Dreka e ditës – Makarona me domate të thata dhe hudhër

Radio-Ahireti

Si të gatuani lakrat e Brukselit në mënyrë që të ruani vlerat dhe shijen

Radio-Ahireti

Tavë me patate dhe hudhra në furrë – Receta e ditës

Radio-Ahireti