shkeljet-gjate-fushates-zgjedhore,-pzap-shqipton-gjoba-per-ldk-ne,-pdk-ne-dhe-aak-ne

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP shqipton gjoba për LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura në këtë institucion që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Nga këto ankesa 8 kanë pasur të bëjnë me fushatën zgjedhore kurse një ka qenë për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit.

“Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara: AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,700 euro, LDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000 euro, dhe PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000 euro. Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,700 euro”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posterave në rrugë publike.

The post Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP shqipton gjoba për LDK-në, PDK-në dhe AAK-në appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Osmani kujton 24 Marsin: Rilindëm për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë

Radio-Ahireti

Të shtëna me armë afër pallatit presidencial në Niger

Radio-Ahireti

Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë ish-presidentit amerikan Trump Drejtori financiar i

Radio-Ahireti

Vijojnë temperaturat përvëluese në Kosovë

Radio-Ahireti

Një i vdekur dhe 9 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

Radio-Ahireti

Tre të vdekur dhe 260 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti