shkeputet-mase-gjigante-e-akullit-ne-antarktide

Shkëputet masë gjigante e akullit në Antarktidë

Një masë akulli prej 1.270 kilometrash katrorë u shkëput nga shelfi i akullit Brunt në perëndim të Antarktidës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në faqen e internetit Space.com, këputja ndodhi pas një çarjeje në pjesën veriore të shelfit të akullit në nëntor të vitit 2020.

Fondacioni Britanik i Kërkimeve në Antarktidë (BAS) njoftoi se çarja që përparoi me rreth 1 kilometër në ditë gjatë janarit bëri që një masë prej 1.270 kilometrash katrorë të ndahet nga shelfi në orët e mëngjesit.

Studiuesit vunë në dukje se masa 20 herë më e madhe se Ishulli Manhattan mund të largohet nga bregu ose të ruajë vendin pranë shelfit të akullit.

Duke deklaruar se këputja është pjesë e procesit natyror, ekspertët vlerësuan se duhet të bëhen kërkime më të hollësishme në mënyrë që të arrihen në përfundime rreth efektit të ndryshimeve të temperaturës të shkaktuara nga ndryshimet globale të klimës.

Shefi i akullit Brunt, 150 metra i trashë, zhvendoset 2 kilometra në perëndim në brigjet e Antarktidës çdo vit. Si rezultat i kësaj lëvizjeje, formohen masat e mëdha të akullit në rajon.

The post Shkëputet masë gjigante e akullit në Antarktidë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Rreth 40 mijë raste me koronavirus në 24 orë në Turqi, ndërrojnë jetë 152 pacientë

Radio-Ahireti

​Nis numërimi i votave të diasporës, pastaj shpallen rezultatet përfundimtare

Radio-Ahireti

Në kohë pandemie i vënë zjarrin pyjeve, reagon kryetari i Deçanit

Radio-Ahireti

Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia

Radio-Ahireti

Brenda kësaj jave priten të realizohen 71 fluturime në ardhje në ANP ‘Adem Jashari’

Radio-Ahireti

Beogradi i vazhdon kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Radio-Ahireti