shkon-ne-mbi-3-milione-numri-global-i-viktimave-te-koronavirusit

Shkon në mbi 3 milionë numri global i viktimave të koronavirusit

Numri i viktimave të Covid-19 përsëri po rritet, sidomos në Brazil dhe Indi. Zyrtarët shëndetësorë për këtë dukuri po i fajësojnë variantet më ngjitëse të virusit, të zbuluara së pari në Britani dhe Afrikë Jugore, bashkë me lodhjen e njerëzve nga izolimi dhe masat tjera kufizuese.

Në bazë të të dhënave të agjencisë së njohur, është nevojitur më shumë se një vit që numri i viktimave të arrijë në dy milionë, ndërsa milioni i tretë i të vdekurve u arrit për rreth tre muaj, transmeton Gazeta Express.

Brazili është duke prirë në listën e shteteve me më së shumti të vdekur mesatarisht për çdo 24 orë me një të katërtën e viktimave në tërë botën që po regjistrohen në këtë vend.

India shënoi rritje të numrit të rasteve të hënën, duke u bërë vetëm shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara që raportoi mbi 100.000 raste për një ditë.

Rajoni me numrin më të lartë të viktimave është Evropa, me rreth 1.1 milion të vdekur. Rreth 60 për qind e tyre janë shënuar në vetëm 5 shtete – Britani, Francë, Italia, Gjermani dhe Rusi.

TË ngjajshme

​Shqipëria me sistem të ri të votimit, Shehu demonstron procesin

Radio-Ahireti

Ky është deputeti i Kuvendit që ka të kryer vetëm shkollën fillore

Radio-Ahireti

Rreth 180 pacientë marrin kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë

Radio-Ahireti

Ramush Haradinaj nis zyrtarisht fushatën nga Prizreni: Sot do të hapim një kapitull të ri të së ardhmes

Radio-Ahireti

Valon Murati: Frikësohem se Kryeministri Kurti nuk ka guxim t’i hyjë procesit të ndryshimit të kufijve

Radio-Ahireti

Mushkolaj: Veç Vjosa Osmani mund të shkruajë për Betejën e Koshares pa e përmendur UÇK-në

Radio-Ahireti