Image default

Shpend Ahmeti: Vjosa Osmani nuk i ka çu vota LVV-së

Ahmeti vlerëson se KQZ-ja ka bërë punë të jashtëzakonshme deri më tani, derisa, ka folur për sfidat që kanë pasur në ditën e zgjedhjeve për shkak të kushteve të rënda të motit, raporton Gazeta Express.

“KQZ ka bërë punë të jashtëzakonshme, uebsajti nuk ka ra. Atë ditë edhe ditën edhe natën kemi qenë të angazhuar me pastrimin e borës sepse është dashtë me dërgu fletëvotimet nëpër fshatra, ka ra tepër shumë borë edhe e ditshim që menjëherë kanë me thanë nuk i pastruan apo keni dashtë mos me votu. Nuk ka pas asnjë qendër që është vonuar në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti në Dukagjin.

Ahmeti është pyetur se si ka ndikuar Vjosa Osmani në totalin e votave që ka marrë lista e Vetëvendosjes.

“Mendoj që Vjosa nuk është puna që i ka çu vota LVV-së, mendoj që ishin dalë mirë megjithatë, megjithatë, disa votuesve të LDK-së ua ka bërë më të lehtë të votojnë për Vetëvendosjen, mos të kish shku një votues tradicional i LDK-së e kish pas shumë telashe me ja qit votën LVV-së. Fakti që Vjosa ka shku e ka bërë më të lehtë atë fakt sepse njerëzit kur e ndërrojnë votën e kanë shumë siklet me ja qit votën tjetër kujt, posaçërisht votuesit e LDK-së e kanë votuar LDK-në, po kësaj here e kanë bërë më të lehtë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Ahmeti thotë se nuk e di nëse Osmani do të dilte me këtë numër të votave po të kandidonte me listën e saj.

“A do të dilte me këto përqindje po të kandidonte vet nuk e di, po megjithatë unë e thash nuk ka pas askush legjitimitet si kjo listë, e unë mendoj që sa më shpejtë të krijohen institucionet është më mirë. Mendoj që pritjet janë të mëdha do të jetë problematike pak, ky numër i madh i deputetëve nuk ka kuptim që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje sepse dalin edhe më keq këto parti, kushton ajo jemi në pandemi”, tha Ahmeti.

TË ngjajshme

Gecaj i reagon Faton Pecit: Ti dhe patronja jote mbani pozita të falura nga LDK-ja

Radio-Ahireti

Kryetarja e Kuvendit nuk e njeh ligjin, kërkon dy anëtarë më pak për Bordin e OSHP-së

Radio-Ahireti

Armend Zemaj kërkon shkarkimin e bordit të SHSKUK-së dhe kreut të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Radio-Ahireti

Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Radio-Ahireti

Pas shumë viteve pritje, shiten për hekur veturat e konfiskuara

Radio-Ahireti

Ambasadorët e QUINT-it mbajnë takim me përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit

Radio-Ahireti